• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DRAMA E FAMILJES HAJDINAJ/ Pas vajzës, Gjykata mbyll në qeli edhe nënën, akuzohet për “dhunë në familje”
Home
Aktualitet
Kronikë

DRAMA E FAMILJES HAJDINAJ/ Pas vajzës, Gjykata mbyll në qeli edhe nënën, akuzohet për “dhunë në familje”

17 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një muaj pasi vendosi “Arrest në burg” për vajzën 25-vjeçare, Remilda Hajdinaj nën akuzën se kishte dhunuar nënën e saj, Gjykata e Sarandës ka mbyllur në qeli edhe këtë të fundit. Për Dafina Hajdinaj, gjyqtari Fatmir Ndreu pranoi kërkesën e Prokurores Alba Dhima dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, Ervehe Bejdullai dhe vëllait të saj D. Bejdullai. Sipas fashikullit hetimor: “Kallëzuesja Ervehe Bejdullai pohon se jeton në Sarandë së bashku me djalin e saj D. Bejdullai. Ditën e ngjarjes kishin shkuar te banesa e nipit të saj, për të qenë më të sigurt, pasi vajza e saj Dafina Hajdinaj ushtron dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj tyre. Kallëzuesja thekson se djali është me aftësi të kufizuara dhe është i sëmurë; për këtë arsye, ajo u largua nga shtëpia me qëllim që ta mbronte nga dhuna e vajzës se saj.

Në orën 18.00, të datës 11.08.2021, vijon kallëzuesja, vajza e saj Dafina është shfaqur tek banesa e nipit dhe pa i folur, vajza i është afruar dhe e ka goditur me pëllëmba, me grushte në fytyrë dhe në pjesët e trupit. Më pas e ka hedhur në tokë dhe e ka goditur me grushta në të gjithë trupin. Gjithashtu, kallëzuesja sqaron se Dafina ka goditur djalin e saj me një send të fortë ne kokë duke i shkaktuar plagë”.

Avokatja Marsela Alia kërkoi masën e sigurisë “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” për Dafina Hajdinaj, por Gjykata vendosi ta izolojë atë ne qeli. Prej një muaji në burg ndodhet edhe vajza e saj 25-vjecare. Kjo e fundit u akuzua nga Dafina Hajdinaj se kishte ushtruar dhunë, ndërkohë që vajza pretendonte se ishte mbrojtur nga dhuna e nënës.

Në mbrojtje të mbesës doli edhe gjyshja, tashmë viktimë e dhunës, duke u shprehur se vajza e saj vuan nga probleme të shëndetit mendor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO RIKTHEHET APO HOQI DORË PËRFUNDIMISHT? Klea Huta na tregoi planet për ekranin
Previous article ZJARRET TE "SARAJET"/ Margariti mbështet vendimin e bashkisë së Tiranës: Godina të shndërrohet në objekt kulturor publik

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT