• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARDHJA E AFGANËVE NË SHQIPËRI/ Baba Mondi: Pranoni këta njerëz të pafajshëm, hapni zemrat
Home
Sociale

ARDHJA E AFGANËVE NË SHQIPËRI/ Baba Mondi: Pranoni këta njerëz të pafajshëm, hapni zemrat

16 August, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Kryegjyshata Botërore Bektashiane reagon për situatën e krijuar në Afganistan dhe vendimin e Shqipërisë për të pranuar afganë, që kanë punuar për qeverinë amerikane.

Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, shprehet se mbështet nismën për pranimin e afganëve në vendin tonë, ndërsa ju drejtohet shqiptarëve me thirrjen “Hapni zemrat Shqiptarë ashtu siç ju ka hije ,e tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të!”.

Deklarata e Kryegjyshit Botëror:

Ashtu sikundër çdo shtet demokratik , çdo shtet paqedashës , edhe shteti Shqiptarë dhe qeveria shqiptare renditet ndër shtetet që me humanizmin e mikpritjen që e karakterizon, mirëpret popullin afgan, në mënyrë që ti mbrohet jeta e të mos kërcënohet e asgjesohet nga talebanët barbarshit, pse qëndroi në krah të NATOS, këtij institucioni paqedashës e ruajtës i jetës dhe i rendit.

I bashkohem dhe uroj përzemërsisht, shtetin dhe qeverinë Shqiptare, që ju përgjigj shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar këtë popull që kërkon liri, paqe, ngrohtësi e dashamirësi. Që kërkon ti mbrohet jeta e të mos vritet brutalisht e pa mëshirë nga talebanët.

Misioni i komuniteteve fetare jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë, është përhapja e vlerave morale, paqedashëse , dhe mikëpritja e shpirtmadhësia. Kryegjyshata Botërore Bektashiane mbështet këtij nismë për strehimin e popullit Afgan në shtetin Shqiptarë, me qëllim mbrojtjen e jetës, shëndetit e të gjithë atyre familjeve që enden rrugëve e kërkojnë një strehë ku të mbështeten , një përkrahje humane, e një sofër të ngrohtë.

Hapni zemrat Shqiptarë ashtu siç ju ka hije ,e tradita e shqiptarit e ka zakon dhe pranoni këta njerëz të pafajshëm që aq shumë e duan jetën e luftojnë për të!

Jeta është e shtrenjtë dhe e shenjtë dhe shqiptarët kurdoherë , historikisht e kanë treguar zemërgjerësinë e dashamirësinë për çdo kënd që ka patur nevojë për ta, ju ka ofruar ndihmën, përkrahjen, sofrën e dashurinë vëllazërore! Edhe këtë herë mikëpritja e zemra çdo besimtari shqiptarë do të hapet e do të mirëpres këtë popull të vuajtur por me besim në Zot e që kërkon të jetojë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PLOTË/ Mes tyre SHQIPËRIA, kush janë shtetet që do t’u hapin dyert afganëve
Previous article SHIFRA TË LARTA NË KOSOVË/ Regjistrohen 740 raste të reja infeksioni! 2 viktima në 24 orë

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT