• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STREHIMI I AFGANËVE/ Përcaktohet baza se ku do të qëndrojnë në Shqipëri
Home
Sociale

STREHIMI I AFGANËVE/ Përcaktohet baza se ku do të qëndrojnë në Shqipëri

15 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Institucionet që do të merren me strehimin e afganëve në Shqipëri, e kanë përcaktuar tashmë territorin, vendodhjen e re të tyre, por cdo gjë mbahet sekret.

Kur është bërë fakt i kryer ardhja e emigrantëve politikë afganë, konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama, në disa qindra prej tyre, tashmë mbetet vetëm ekzekutimi i kësaj aleance të re me partnerët strategjik përtej Atlantikut.

Report TV u interesua pranë Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes për të zbardhur më shumë në lidhje me operacionin e rëndësishëm, por gjithçka deri tani është konfidenciale.

Dy institucione të rëndësishme shoqërore përtej oqeanit i kanë drejtuar qeverisë shqiptare dy kërkesa për strehimin e përkohshëm të intelektualëve afganë, të cilët janë të parët e listave për ekzekutim nga talebanët e Afganistanit dhe rrjedhimisht më të rrezikuarit.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet mikpritëse e njerëzve që përndiqen nga regjime totalitare. Disa vite më parë, qindra muxhahedinë iranianë janë strehuar në Shqipëri, në një kamp në afërsi të Manzës, i njohur si kampi “Ashraf”. Referuar kësaj strategjie për strehimin e muxhahedinëve, i ngjashëm pritet të jetë edhe strehimi i afganëve, të cilët, siç thuhet, do të mbërrijnë shpejt në vendin tonë. Shqipëria do të jetë e obliguar të sistemoj në kampe provizore qytetarët afganë dhe mbetet po e paqartë koha e qëndrimit të tyre. Kryeministri deklaroi se do të jetë provizore, pasi destinacioni i tyre do të jetë përfundimtar në SHBA.

International Organization for Migration ose njohur ndryshe si Organizata Ndërkombëtare e Migracionit dhe një tjetër organizatë e njohur pritet të kryejnë operacionin, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë do të bëhet me avion ushtarak amerikanë. Përveç vendit ku do të vendoset kampi i shtetasve afganë, detaje nuk jepen edhe përsa i përket kohës së mbërritjes. Aktualisht, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka të planifikuar asnjë fluturim ushtarak që mund të sjell në Shqipëri shtetasit e parë afganë. Organizata IOM ka në menaxhim disa ambiente në Mëzez, të cilat janë përdorur edhe më herët për strehim të emigrantëve, dhe pikërisht ato mund të përdoren edhe për strehimin e emigrantëve politikë afganë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË NË AKSIN VIDHAS-ELBASAN/ Përplasen tre automjete, shkak shpejtësia e lartë
Previous article PLAGOSJA E DYFISHTË NË KAMËZ/ Dëshmia e Palucës: Dy autorë, njëri qëlloi. Tentova t’i merrja armën

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT