• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E DYFISHTË NË KAMËZ/ Dëshmia e Palucës: Dy autorë, njëri qëlloi. Tentova t’i merrja armën
Home
Breaking News

PLAGOSJA E DYFISHTË NË KAMËZ/ Dëshmia e Palucës: Dy autorë, njëri qëlloi. Tentova t’i merrja armën

15 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një javë pas plagosjes me armë zjarri të çiftit të bashkëshortëve Preng dhe Antoneta Paluca, në afërsi të banesës së tyre në Kamëz, policia nuk ka mundur të sigurojë ende prova të mjaftueshme për të identifikuar autorët, si dhe të zbulojë motivin e ngjarjes.

Mësohet se përgjatë rrugicës që të çon për në shtëpinë e tyre, ndodheshin vetëm 4 kamera sigurie të vendosura në biznese.

Pas kqyrjes, ka rezultuar se asnjëra prej tyre nuk ka pasur fushëpamje të qartë e të fiksonte targën e mjetit të autorëve, ç’ka mund të ndihmonte hetuesit për të rënë në gjurmët e tyre. Ky veprim, ka ngritur dyshimet e policisë, agresorët e kanë vëzhguar më së miri zonën.

Nga hetimet ka rezultuar se në mjetin e autorëve ndodheshin dy persona, njëri prej të cilëve ka qëlluar me pistoletë.

Por, për të zbardhur dinamikën e plotë, policisë i është dashur të marrë dëshminë e 50 vjeçarit Preng Paluca dhe gruas së tij. Ai ka treguar se sapo ka hapur derën e makinës për të shkuar në banesë, autori i është afruar duke i vendosur dorën në xham dhe e ka qëlluar.

Në atë moment, ka shpjeguar Paluca, ka tentuar t’i heqë armën, por duke u hasur në rezistencën e tij, autori është larguar.

50 vjeçari mori vetëm një plumb. Ai e preku fillimisht në dorë, ndërsa predha i përshkroi në brinjë. E njëjta predhë kapi në këmbë edhe bashkëshorten e tij, Antoneta Palucën, 41 vjeçe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STREHIMI I AFGANËVE/ Përcaktohet baza se ku do të qëndrojnë në Shqipëri
Previous article "MITET E TIRANËS"/ 5 artistë, shkrimtarë e profesorë rrëfejnë kujtimet e rralla për kryeqytetin e shqiptarëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT