• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFIRMOHEN RASTE TË REJA ME “DELTA PLUS”/ Ku ndryshon mutacioni i ri nga varianti origjinal?
Home
Nderkombetare

KONFIRMOHEN RASTE TË REJA ME “DELTA PLUS”/ Ku ndryshon mutacioni i ri nga varianti origjinal?

15 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në fillim të kësaj jave janë regjistruar dy rastet e para me variantin ‘Delta Plus’, sipas “Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Koresë së Jugut”.

Rasti i parë u shfaq tek një burrë rreth të 40-ve që kishte udhëtuar kohët e fundit, ndërsa rasti tjetër u shfaq tek një person i vaksinuar që sapo ishte kthyer nga SHBA.

“Med Page Today” shkruan se varianti ‘Delta Plus’ ka mbërritur edhe në disa vende të tjera, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Indinë.

‘Delta Plus’ u referohet tre nëntipeve AY.1, AY.2 dhe AY.3 dhe duket shumë i ngjashëm me variantin origjinal “Delta”, por me disa ndryshime.

Aktualisht, nuk ka asnjë provë që vërteton se varianti “Delta Plus” është më problematik se varianti origjinal “Delta”.

“Tani për tani, nuk ka asnjë arsye për të besuar se ‘Delta Plus’ do të jetë më sfiduese sesa ‘Delta’, por natyrisht na duhen më shumë të dhëna për ta ditur këtë,”- tha Dr. Amesh Adalja, një studiues i Qendrës Universitare Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore dhe ekspert i Sëmundjeve Infektive.

Ku ndryshon ‘Delta Plus’?

Çdo variant ka një grup të caktuar mutacionesh. Delta ka një sërë mutacionesh që e bëjnë shumë infektuese për njerëzit, shpjegoi Dr. F. Wilson.

‘Delta Plus’ lindi nga ‘Delta’ dhe ndoshta nga njerëzit që u infektuan me variantin ‘Delta’. Ai ka pothuajse të njëjtin kod gejnetik si varianti origjinal ‘Delta’, por ndryshon, sepse ‘Delta Plus’ ka mutacione që janë vërtetuar edhe në variantin ‘Beta’, i cili u zbulua më parë në Afrikën e Jugut.

Ky mutacion mendohet se jep njëfarë rezistence në trajtimin e antitrupave monoklonalë që u jepen njerëzve të prekur rëndë nga COVID-19.

Ekspertët pohojnë se këto viruse nuk janë ende një kërcënim për njerëzimin. Tani, AY.1 dhe dy versione të tjera, AY.2 dhe AY.3, janë variantet e etiketuar nga OBSH, për t’u monitoruar si pjesë e variantit origjinal “Delta”.

Epidemiologu britanik, Colin Angus, tha për “Washington Post”: “Deri më sot, nuk ka prova të qarta se ai sjell përfitime të mjaftueshme për virusin për ta lejuar atë të dominojë variantin origjinal ‘Delta’. Pra, edhe pse është këtu, nuk ka asnjë shenjë të qartë se ka fituar terren mbi variantet ekzistuese të virusit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET PLAGOSJA E 25-VJEÇARIT NË KURBIN/ Policia sekuestron kallashnikov, drogë e tritol. Në pranga... (DETAJET)
Previous article "AI MË KËRCËNOI SE..."/ Rrëfen e dashura e viktimës i cili u ekzekutua me thikë nga shoku i ngushtë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT