• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASA TË REJA PËR KOMUNITETIN LGBT/ Nga ndryshimi i Kodit Penal, i Familjes tek strehimi
Home
Sociale

MASA TË REJA PËR KOMUNITETIN LGBT/ Nga ndryshimi i Kodit Penal, i Familjes tek strehimi

14 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan paraprak 7-vjeçar për mbrojtjen e të drejtave dhe ofrimin e shërbimeve të personave LGBTI+. Parashikohet miratimi i një ligji të posaçëm për njohjen e identitetit gjinor.

Gjatë një parade të LGBTI në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë, një nga degët më të rëndësishme të qeverisë, ka hartuar planin e tretë kombëtar për mbrojtjen e të drejtave, ofrimin e shërbimeve cilësore dhe pranimin në shoqëri të personave LGBTI+ në Shqipëri, që është një nga kushtet për integrimin e vendit në BE. Plani i tretë parashikon marrjen e disa masave gjatë periudhës 2021-2027. Parashikohet mundësia e ndryshimeve në Kodin Penal, për të ndëshkuar penalisht format e urrejtjes apo dhunës ndaj personave LGBTI+. Parashikohet ndryshimi i Kodit të Familjes dhe ligjit të birësimit, për të adresuar çështjet e personave LGBTI+. Personat e komunitetit LGBTI+ kërkojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve si dhe barazi në martesë, çështje të cila kanë prodhuar reagime të forta dhe polemika.

Në vende të tjera, LGBTI+ kanë kërkuar edhe heqjen e fjalëve ‘nënë’ dhe ‘baba’ nga Kodi i Familjes dhe terminologjia ligjore. Ndërkaq, plani 7-vjeçar i veprimit parashikon edhe hartimin e një ligji të posaçëm për njohjen e identitetit gjinor. Gjithashtu, parashikohet përfshirja e moduleve të trajnimit mbi çështjet LGBTI+ në kurrikulat e universiteteve, në Shkollën e Magjistraturës, në Akademinë e Sigurisë, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike etj. Synohet gjithashtu marrja e masave për të rritur aksesin në qendrat sportive, klubet, federatat sportive, etj., të personave LGBTI+, ku përfshihen lezbike, gej, biseksuale, transgjinorë etj.

Plani i veprimit parashikon edhe zbatimin e ndryshimeve ligjore në një ligjin e vitit 2018 për strehimin, ku janë përfshirë personat LGBTI+ si grup përfituesish. Dokumenti, gjatë 7 viteve në vijim, parashikon rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të opinionit publik për pranimin dhe gjithëpërfshirjen e personave LGBTI+, si dhe respektimin e të drejtave të tyre njerëzore. Plani i veprimit është aktualisht në proces konsultimi, që do të thotë se mund të pësojë ndryshime në vijim, deri ku të miratohet nga qeveria, për të t’i hapur rrugë zbatimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENURIA" ME SHAMINË E LEO MESSIT/ Nxirret në ankand për SHUMËN marramendëse
Previous article NUK NDALET/ Dafina po sjell një bashkëpunim me reperin e njohur (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT