• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IMPORTONTE KANABIS DHE HEROINË NGA SHQIPËRIA/ Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, mes tyre dy gra
Home
Aktualitet
Kronikë

IMPORTONTE KANABIS DHE HEROINË NGA SHQIPËRIA/ Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, mes tyre dy gra

14 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia greke shkatërron një bandë të trafikut të kanabisit dhe heroinës që vinte nga Shqipëria. Mediat greke raportojnë se 8 anëtarët e kësaj bande janë identifikuar, ndërkohë që 3 prej tyre po mbahen në qendrat e paraburgimit.

Po ashtu thuhet se vlera e sekuestruar nga policia është rreth 300,000 euro. Mediat greke po ashtu raportojnë se drejtuesi i këtij rrjeti ishte një shqiptar, i cili siguronte drogën në vendlindje dhe koordinonte transportin e saj drejt Greqisë. Ndërkohë, 5 shqiptarë të tjerë merreshin më transportin dhe importimin e ngarkesës në territorin grek. Policia bëri me dije se pjesë e grupit në fjalë ishte dhe një grua shqiptare dhe një greke. Hetimi për këtë grup trafiku nisën më 18 mars kur u ndalua një prej anëtarëve të kësaj bande.foto galeri foto galeri

Mësohet se në sediljen e automjetit të tij u gjet një paketë kërpi e papërpunuar që peshonte një kilogram e 100 gramë, ndërsa në shtëpi iu konfiskuan kanabis i papërpunuar me peshë 750 gram, 32 pilula droge dhe një peshore elektronike. Një anëtar tjetër i organizatës u arrestua më 24 mars, ndërsa në makinën e tij u gjetën 16 pako heroinë që peshonin gjithsej 8 kilogramë dhe 13 pako kërp të papërpunuar që peshonin gjithsej 13 kilogramë e 950 gramë.

Së fundi, më 3 prill, dy anëtarë të organizatës u arrestuan kur u nisën për në një zonë të pyllëzuar të Janinës për të marrë dy çanta që përmbanin 21 pako kërp të papërpunuar që peshonin në total 25 kg e 850 gramësh, ndërsa ata ishin vendosur nën mbikëqyrje policore. Dosja në fjalë iu dorëzua Prokurorit Publik të Janinës, ndërsa shqiptarët akuzohen për organizim kriminal, import, fshehje, transport dhe trafik droge dhe pastrim parash të aktiviteteve kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUZIKË PAS ORARIT TË LEJUAR/ Gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit në Librazhd
Previous article PËRHAPJA E VARIANTIT DELTA/ Spitalet në SHBA të mbingarkuara me pacientë

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT