• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRHAPJA E VARIANTIT DELTA/ Spitalet në SHBA të mbingarkuara me pacientë
Home
Nderkombetare

PËRHAPJA E VARIANTIT DELTA/ Spitalet në SHBA të mbingarkuara me pacientë

14 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Spitalet në disa shtete amerikane janë duke arritur kapacitetet e plota për të trajtuar rastet e rënda me koronavirus, teksa Rusia ka raportuar për një rekord të ri të vdekjeve dhe Brazili ka regjistruar pothuajse 1.000 viktima brenda një dite. Guvernatorja në Alabama më 13 gusht ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi punëtorët shëndetësorë në këtë shtet thanë se po përballen me një “valë” të rasteve me COVID-19, që po mbingarkon spitalet.

Si rrezikohen të pavaksinuarit nga varianti Delta? Guvernatorja Kay Ivey tha se gjendja e jashtëzakonshme ka për qëllim të lehtësojë punën e punëtorëve shëndetësorë, por shtoi se nuk do të ketë mbyllje të shtetit dhe as masë për mbajtjen e detyrueshme të maskave. Shumica e shteteve në SHBA, që udhëhiqen nga republikanët, nuk kanë përfillur këshillat e zyrtarëve federalë shëndetësorë, të cilët për javë të tëra, kanë rekomanduar që njerëzit të mbajnë maska edhe në ambiente të brendshme, nëse jetojnë në një zonë ku virusi po përhapet me shpejtësi.

Spitalet në Oregon po ashtu janë afër mbushjes së kapaciteteve. Autoritetet në këtë shtet kanë planifikuar që të vendosin 1.500 trupa të Gardës Kombëtare nëpër spitale, për të ndihmuar punëtorët shëndetësorë. Guvernatorja Kate Brown, demokrate, tha se 500 trupa të Gardës Kombëtare do të dërgohen në spitale më 20 gusht, për të ndihmuar me rastet me COVID-19.

Disa shtete të tjera amerikane, përfshirë Havajin po ashtu kanë ngritur alarmin për rritjen e rasteve. Guvernatori i Havajit, David Ige tha se më 13 gusht janë regjistruar 1.170 raste të reja, duke paralajmëruar se spitalet po mbushen dhe autoritetet po përgatiten për përkeqësim të situatës.

“Ata (punëtorët shëndetësorë) po trajtojnë pacientë në moshë të re”, tha guvernatori, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Shumica e rasteve të reja janë në mesin e qytetarëve të pavaksinuar. Ndërkaq, Rusia ka raportuar për një rekord të ri të vdekjeve, përkatësisht 815 viktima brenda ditës. Autoritetet ruse thanë se numri i rasteve që po përfundojnë me fatalitet është rritur për 60 për qind, krahasuar me një muaj më parë.

Autoritetet ruse po fajësojnë variantin Delta për rritjen e numrit të v iktim ave dhe rasteve. Deri më tani, Rusia ka vaksinuar rreth 20 për qind të popullatës. Në anën tjetër, Brazili ka regjistruar 966 viktima dhe 33.933 raste të reja më 13 gusht. Ky shtet i Amerikës Jugore deri më tani ka regjistruar 567.862 viktima, që është shteti i dytë, pas SHBA-së, me numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IMPORTONTE KANABIS DHE HEROINË NGA SHQIPËRIA/ Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, mes tyre dy gra
Previous article PLAGOSJA NË SARANDË/ Policia zbardh DETAJET, 28-vjeçari u qëllua nga shoku i tij. Arrestohen të dy

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT