• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRFUNDON REGJISTRIMI I TOKAVE BUJQËSORE NË PLUG E LUSNJE/ Lame: Ka shumë problem certifikimi, puna vijon normalisht
Home
Sociale

PËRFUNDON REGJISTRIMI I TOKAVE BUJQËSORE NË PLUG E LUSNJE/ Lame: Ka shumë problem certifikimi, puna vijon normalisht

13 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Certifikimi i tokës bujqësore vijon të mbetet problem në Shqipëri. Nga Lushnja ku dorëzoi në mënyrë simbolike katër certifikatat e para në fshatin Plug, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame tha se në 7 muajt e parë të 2021 janë dorëzuar 12 mijë certifikata duke synuar që deri më datë 31 dhjetor, 24 mijë familje të marrin certifikatën e tokës.

“Ka shumë problem certifikimi i tokës, por dy janë grupe të mëdha. Një janë zonat ku nuk është bërë asnjëherë regjistrimi fillestar dhe e dyta janë ato zona ku është bërë në vite regjistrimi fillestar, por është bërë keq sikur është bërë, por s’është bërë fare”, tha drejtori i Kadastrës.

Lame tha se pas aplikimit në portalin e-albania brenda tre ditëve mund të pajisesh me certifikatë pronësie. Lame hodhi poshtë zërat e opozitës, duke thënë se puna vazhdon normalisht në Kadastër edhe në këtë periudhë të vitit.

FJALA E PLOTË
Ka shumë probleme me certifikimin e tokës, por dy janë grupe të mëdha. Janë zonat ku nuk është bërë asnjëherë regjistrimi fillestar dhe që do bërë regjistrimi fillestar i pasurive dhe e dyta është në ato zona ku është bërë në vite regjistrimi fillestar por është bërë keq, ose është bërë sikur është bërë dhe nuk është bërë fare që do të thotë do bërë e gjitha nga fillimi. Në këto momente Kadastra në rang Republike po punon në 19 zona të ndryshme duke filluar që nga Elbasani që janë 3 zona kadastrale që po bëhet regjistrimi fillestar Lushnja 2 zona kadastrale të qytetit që nuk është bërë anjëherë Elbasan (Balldre) Fier, Kolonjë , Kukës, Krujë ,Pogradec , Vlorë (zonat e bregdetit) janë 2 zona në Sarandë markat Lukovë dhe Shkodër. Këto janë zona që në këto momente po punohet nga Kadastra për të bërë regjistrimin Fillestar veç këtyre janë edhe dhjetëra zona kadastrale që po ribëhet përmirësimi Hartografik procesi po bëhet nga fillimi për të përmirësuar Hartat. Janë 122 mijë pasuri që regjistrohen vetëm nga zonat që bëhet për herë të parë . Vjet janë arritur të regjistroheshin 18700 certifikata pronësie në fshat. Këtë vit deri 7 mujorin 12 mijë certifikata të lëshuara ku deri në fundvit besoj do shkoj 24 mijë familje që sivjet marrin certifikatën e tokës. Është një proces qe ka shumë probleme brenda për marrjen e dokumentacionin nga bashkitë, nga qarqet. Ka probleme të origjinës së dokumentacionit si një pjesë që kanë humbur 30 vjet. Probleme që përgjithësisht u mundua ti lehtësonte dhe i lehtësoj ligji i ri 20/20. Kjo është situata në rang Republike me tokat bujqësore dhe sfida më e madhe që ka Kadastra aktualisht . Zyrat tona janë të hapura edhe në periudhën Korrik/Gusht për të gjithë, edhe për emigrantet për tu dhënë atyre mundësin për të aplikuar për të gjithë ata që kanë punë në Kadastër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI DELTA/ Shkencëtarët: Rriten shanset e transmetimit të virusit nga të vaksinuarit
Previous article FRROK ÇUPI/ Në Ballkan, pasi kanë pirë gjithë natën

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT