• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbardhet raporti sekret nga BE: Në Shqipëri kanabisi kultivohet në sera dhe tunele, të implikuar drejtues policie
Home
Aktualitet

Zbardhet raporti sekret nga BE: Në Shqipëri kanabisi kultivohet në sera dhe tunele, të implikuar drejtues policie

29 October, 2017 k.autor Aktualitet

Një raportin sekret për drogën të vitit 2016 nga Qëndra Monitoruese Europiane, ku shqipëria rënditet si një prej vendeve me prodhimin më të madhe të kanabisit në  Europë është publikuar ditën e sotme nga “Abc News”. Dokumentat konfidenciale ishin dërguar parë në zyrat e Ministrisë së Brendshme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Shërbimin Infomativ Shtetëror.

Kur prej ditësh flitet për përgjime që lidhen kryesisht me narkotrafikun, ABC News diponon një raport të vitit 2016 të hartuar nga Qëndra Monitoruese Europiane, posaçërisht për krimin e organizuar.

vlcsnap-error192_10
Raporti ishte dërguar një vit më parë në zyrat e Ministrisë së Brendshme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Shërbimin Infomativ Shtetëror. Ne raportin e Qëndrës Monitoruese Europiane, të dërguar institucioneve tona nga shërbimet sekrete Italiane, Shqipëria rënditet si një prej vendeve me prodhimin më të madhe të kanabisit në Europë.
Dokumentat konfidenciale theksojnë se, në shumicën e rasteve trafikantëtn ndërkombëtare të drogës bashkëpunojnë me prodhuesit shqiptare. Çdo vit europianët shpenzojnë rreth 24 miliardë euro për lëndët narkotike,- thuhet në raport. Partnerët Italiane theksojnë se kjo shifër është mjaft shqetësuese, duke kërkuar që të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur për të paralizuar rrjetin e narkotrafikut me origjinë nga Shqipëria.
Një tjetër shqetësim që shprehet në raportin e Qëndres Monitoruese Europiane per 2016 eshte edhe kultivimi i kanabisit në zonat e jugut të vendit tone.
Raporti i 2016 thekson se Guarda di Financa së bashku me ministrinë e Brendshme përdorën avionët për të fotografuar plantacionet me drogë, por që nuk rezultoi efikas në terren.
Në fund raporti problematik për Shqipërinë evidenton se kultivimi i drogës kryehet në toka me pronesi shteterore, në tunele, sera ose magazina.
Ky raport i përket vitit të kaluar, ndërsa në 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi edhe arrestimin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri. Sipas organit të akuzës ka dyshime se ai ka favorizuar grupin kriminal të vëllezërve Habilaj, të kryente trafik droge gjatë periudhës 2013-2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kronologjia e një inskenimi/ Historia “Zagani”, falja e pronave nga Berisha në Vlorë dhe mbrojtja e paprecedentë politike
Previous article Nxënësit ndjekin kurse private, shkollat nuk ofrojnë njohuri sa duhet

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT