• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA SHMANG TRAGJEDINË/ Roja dhe 19-vjeçari bëjnë njëri-tjetrin për spital! Një i tretë shkon me armë…
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA SHMANG TRAGJEDINË/ Roja dhe 19-vjeçari bëjnë njëri-tjetrin për spital! Një i tretë shkon me armë…

12 August, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ndërhyrja e forcave të rendit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të mundshëm me armë zjarri në qytetin e Sarandës.

Konflikti ishte pasojë e një përballje fillestare për motive të dobëta të një roje në një subjekt, me inicialet H.F, dhe një 19-vjeçari.

Dy shtetasit, të lënduar nga përballja fizike, ndodheshin për mjekim në spital, kur aty u afrua një shtetas tjetër, me inicialet K.Ç. i cili ishte thirrur nga roja për të përshkallëzuar konfliktin, dhe që mbante armë zjarri me vete.

Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndërhyrë duke bërë të mundur prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.

Gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë edhe një 58-vjeçar nga Saranda, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit me inicialet N. P.

Njoftimi

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja për jetën.Vihet në pranga një 37-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konfliktit mes dy shtetasve. Më datë 11.08.2021, është marrë njoftim se dy shtetas kishin pasur një konflikt verbal e më pas fizik.Nga hetimet e shpejta paraprake rezultoi se shtetasi H. F., që punonte roje në një subjekt, ishte konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht, për motive të dobëta, me një 19-vjeçar. Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar shtetasi K. Ç., i cili ishte thirrur nga shtetasi H. F., për të vijuar konfliktin.Falë informacioneve të marra në kohë nga Policia se shtetasi K. Ç. kishte shkuar te spitali dhe me vete mbante një armë zjarri pistoletë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë profesionalisht në kohë, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit K. Ç., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur në tokë armën e zjarrit.Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. F., 58 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje’’ ndaj 19-vjeçarit N. P.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTATIVA E ARRATISJES SË ÇEKAJT DHE PJETRIT/ 8 efektivë nën hetim për shpërdorim detyre! Të paraburgosurit: Dëgjuam...
Previous article ZJARR NË PARKUN KOMBËTAR TË TOMORRIT/ Digjen sipërfaqe pyjesh. Në kërkim... (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT