• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTATIVA E ARRATISJES SË ÇEKAJT DHE PJETRIT/ 8 efektivë nën hetim për shpërdorim detyre! Të paraburgosurit: Dëgjuam…
Home
Breaking News

TENTATIVA E ARRATISJES SË ÇEKAJT DHE PJETRIT/ 8 efektivë nën hetim për shpërdorim detyre! Të paraburgosurit: Dëgjuam…

12 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkon në 8 numri i efektivëve të Policisë së Burgjeve të vënë nën hetim nga Prokuroria nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës për planin e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Sipas burimeve, disa të paraburgosur kanë deklaruar se një ditë para ngjarjes kanë dëgjuar zhurmën e një droni mbi burg.

Ky informacion është duke u verifikuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila ende nuk ka një konkluzion, nëse këto deklarime qëndrojnë apo jo.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha siguroi dosjen në të cilën Prokuroria e Tiranës hedh dyshime se policët që ishin në burgun 313 ditën e tentativës për arratisjes Fatmir Pjetrit dhe Arbër Çekajt kanë shpërdoruar detyrën.

Prokuroria e Tiranës tha për Top Channel se ka dyshime se me veprimet dhe mosveprimet e tyre policët e burgut 313 Gëzim Ramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muça, Olti Myzyri, Redion Maloku dhe Edmon Prenga mund të kenë shpërdoruar detyrën.

Kjo vjen pasi nuk kanë ushtruar kontroll fizik tek Fatmir Pjetri i cili kishte me vete një çantë. Prokuroria e ka deklaruar këtë edhe para trupës gjykuese, duke theksuar se ka nisur hetimet edhe për ta.

Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj para trupës gjykuese

Kujtojmë se Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” një ditë më parë për të tre, veç izolimit dhe burgut që kanë mbi kurriz, ndërsa Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dolën para trupës gjykuese bashkë me bashkëpunëtorin e tyre Lulzim Çepele që u përfshi në arratisje sepse improvizoi vetëvrasje duke prerë damarët e dorës.

Pjetri ka pohuar para trupës se ai është fajtori për tentativën e arratisjes, ndërsa Çepele tha se tentoi të vriste veten sepse ishte në gjendje të rënduara psikologjike.

Pamje nga kamerat e sigurisë gjatë tentativës për arratisje

Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratiseshin nga burgu duke përdorur litar të formuar nga çarçafët e shumtë, por dështuan. Madje kur u pikasën nga oficeri i burgjeve, i cili dha alarmin për tentativën e arratisjes, Pjetri e qëlloi me çengel.

Çekaj i dënuar me 14 vite burg dhe Pjetri i dënuar me 30 vite burg u ndaluan pak metra larg portës, pikërisht në oborrin mes zyrave të administratës dhe qelive, muret e të cilëve gati 11 vjet më parë u kapërcyen nga i riu Ajet Marku që sfidoi burgjet dhe jetoi në arrati për tre vitet e mëpasshme. Tentativa e dytë e dështuar falë kujdesit të një oficeri ka sjellë një analizë të detajuar në burgje, të cilat po vlerësojnë kushtet e sigurisë në 313, brenda të cilit gjendet edhe 41 bis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI QË ËSHTË KUNDËR MARRËVESHJES..."/ Politikani serb: Rama, Vuçiç dhe Zaev meritojnë çmimin Nobel për Paqe për “Open Balkan”
Previous article POLICIA SHMANG TRAGJEDINË/ Roja dhe 19-vjeçari bëjnë njëri-tjetrin për spital! Një i tretë shkon me armë...

s.autor

Postime të ngjashme

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike Aktualitet

U SHFAQ NË VIDEOT INTIME/ Blerina Matraku kërkon ndjesë publike

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT NË KSAMIL/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim... Aktualitet

NDODH EDHE KJO NË DURRËS/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës që vidhte pensionet dhunon me grushte policin jashtë shërbimit, vihet nën hetim...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT