• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZHDUKEN 600 MILIONË DOLËARË/ Ndodh vjedhja më e madhe e kriptomonedhave
Home
Ekonomi

ZHDUKEN 600 MILIONË DOLËARË/ Ndodh vjedhja më e madhe e kriptomonedhave

12 August, 2021 s.autor Ekonomi

Hakerat kanë vjedhur rreth 600 milion dollarë kriptovalutë nga platforma e financave të decentralizuara, Poly Network, në atë që mendohet se është vjedhja më e madhe në historinë e industrisë, shkruanCNN.

Poly Network, shkroi në Twitter një mesazh për personat që vodhën shumën e madhe:

“Shuma e parave që keni hakuar është më e madhja në histori. Paratë që keni vjedhur janë të mijëra anëtarëve të komunitetit kripto… Ju duhet të na kontaktoni për të gjetur një zgjidhje.”

Pas ngjarjes, Poly Network krijoi disa adresa në të cilat tha se hakerat mund të rikthejnë paratë. Dhe duket se hakeri po bashkëpunon: Që nga ora 7:47 e mëngjesit të mërkurën, kompania tha se ata kishin kthyer rreth 4.7 milion dollarë, raporton abcnews.al

Deri në mesditë, ata kthyen rreth 261 milion dollarë, sipas firmës kriminalistike të blockchain Chainalysis. Sipas firmës,  hakerat e kanë bërë diçka të tillë “për argëtim”, duke e cilësuar sulmin më shumë si një sfidë.

“Unë e dija  rrezikun e ekspozimit të vetes. Kështu që kam përdorur email të përkohshëm, IP ose  të ashtuquajtura gjurmë gishtash, të cilat nuk mund të gjurmohen. Unë preferoj të qëndroj në errësirë ​​dhe të shpëtoj botën.”

Rregullatorët kanë rritur kontrollin e tyre mbi platformat kripto, ndërsa investitorët derdhin miliarda dollarë në monedhat digjitale. Senatorja e SHBA, Elizabeth Warren, kohët e fundit kërkoi të hetohet aftësia e institucioneve qeveritare për të mbikëqyrur tregun e platformave kripto.

Ekspertët vazhdojnë të jenë të mendimit se “tani për tani, investitorët që përdorin këto platforma nuk janë të mbrojtur”./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E NGATËRROVA ME ARI"/ Politikani rus pranon se ka vrarë një njeri
Previous article DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ Kushi: Prioritet i qeverisë në 4 vitet e ardhshme dhe në vizionin ‘’Shqipëria 2030”

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT