Arbër Çekaj ka mohuar përfshirjen në arratisjen e të dielës në burgun “313” në Tiranë, ku përmes një letre shprehet se Fatmir Pjetri është autori i ngjarjes.
Sipas Çekajt, ai e ndoqi instinktivisht Pjetrin dhe se nuk ishte në dijeni për planin e arratisjes.
Ndërkohë më tej ai mohon që të ketë goditur policin, ndërsa shton se nëse do të ishte kriminel nuk do të ishte në burg, por në Dubai dhe duke pirë kafe ne Kosta Rika.
Sipas Çekajt, ka segmente të caktuara të shtetit që po punojnë kundër familjes Çekaj.
“Arbri nuk ka goditur asnjë polic. I ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike për shkak të burgosjes së babait, ai vetëm ka ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin kur e ka parë duke u larguar.
Nuk ka qenë meritë e policisë ndalimi i tyre, por vetë Arbri ka menduar dhe është kthjelluar, se kjo nuk është zgjidhje.
Ai nuk është kriminel dhe respekton ligjet e shtetit, në të kundërt do të ishte larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do të ishte kriminel, ai do të ishte duke kafe në Kosta Rika.
Ai gjithashtu pohon se ka segmente të caktuara të shtetit që po punojnë kundër familjes Çakaj. Ai është thjesht viktimë, pasi plani ishte i Fatmir Pjetrit, fakt që ai e ka pohuar vetë.
Ai ka qenë me kafe në dorë dhe kur e ka parë të largohej e ka ndjekur pa e ditur se ku po shkonte. Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime”, shkruan avokati i Çekaj në letër.


