• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANALIZA PËR 1 MILION BANORË/ 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt
Home
Sociale

ANALIZA PËR 1 MILION BANORË/ 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

10 August, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Qytetarët shqiptarë vuajnë nga mbipesha. Një analizë e fundit nga ISHP tregon se prevalenca e mbipeshës në shkallë vendi është 42%, ndërsa prevalenca e obezitetit është 33%. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë analizuar rezultatet që u bënë nga kontrolli bazë shëndetësor, “ Check-up” në rreth 1 milionë kontrolle deri në vitin 2018.

Nga 954 667 vizita të kryera 1 e katërta e tyre rezultuan me sheqerna dhe yndyra mbi normën dhe gjithashtu 3 ne 4 të rritur mbi peshë. Në këtë mënyrë, nga matjet antropometrike prevalenca e mbipeshës dhe obezitet është 75%, pra 3 në 4 të rritur shqipëtarë rezultojnë që të jenë mbipeshë dhe/ose obezë.

“Kjo prevalencë kaq e lartë e mbipeshës (përfshi obezitetin) është një shifër vërtet shqetësuese, e cila duhet të ndërgjegjësojë popullatën për kontrollin dhe parandalimin e mbipeshës trupore si një faktor madhor rreziku për shumë sëmundje kardiovaskulare, për diabetin etj,” kanë shkruar ekspertët në analizë.

Sipas ekspertëve të ISHP-së, kjo është një shifër vërtet shqetësuese dhe duhet të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës dhe të personelit shëndetësor për nevojën urgjente të kontrollit dhe parandalimit të nivelit të lartë të sheqerit në gjak. Prediabeti dhe diabeti është 24.5%, pra 1 në 4 të rritur rezultojnë të kenë nivel jo të shëndetshëm të sheqerit në gjak.

Lidhur me shpërndarjen gjinore, prevalenca e prediabetit dhe diabetit ishte më e lartë te meshkujt krahasuar me femrat. Ndërsa në shkallë vendi, prevalenca e kolesterolit mbi normë ishte në 25.6% të pjesëmarrësve. Në meshkuj prevalenca e LDL kolesterolit mbi normë është 22.5%, ndërsa në femra ajo është ende më e lartë, me 27.5%.

Për sa i takon shpërndarjes sipas qarqeve, prevalenca më e lartë e mbipeshës dhe obezitetit është e pranishme në Shkodër (79%), ndërsa më e ulëta është në Dibër (65%).

Lidhur me shpërndarjen gjinore, prevalenca e mbipeshës në meshkuj dhe në femra rezultoi lehtësisht më e lartë në meshkuj, ndërsa e kundërta vihet re në rastin e obezitetit ku ka lehtësisht më shumë femra obeze krahasuar me meshkujt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALIMI I LUKAKUT TEK CHELSEA/ Legjenda e Interit: Nga këto dy shenja e kuptova se do të nisnin vuajtjet…
Previous article PAS ZBARKIMIT TEK PSG/ Messi përfundon me sukses testet mjekësore, pritet vetëm zyrtarizimi

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET NGA ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni Aktualitet

DETAJET NGA ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT