• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Ja çfarë duhet të bëjë prindi që të ndihmojë fëmijën të flasi
Home
Lifestyle
Prindërimi

Ja çfarë duhet të bëjë prindi që të ndihmojë fëmijën të flasi

29 October, 2017 k.autor Prindërimi

Në momentin që fëmija fillon të zhvillojë të folurin fjalët që ju thoni për të marrin një tjetër rëndësi. Kjo do të përbëjë bazën e të mësuarit të gjuhës: të kuptuarin (i cili zhvillohet më parë) dhe të folurin (më i vonshëm në zhvillim).

Ju mund ta ndihmoni bebin t’i zhvillojë të dyja duke vepruar si më poshtë:

  • Flisni ngadalë. Kur bebi përpiqet që të kuptojë një gjuhë të ngatërruar, të folurit e shpejtë do ta vështirësojë punën e tij.
  • Përqendrohuni tek fjala. Ndërsa bisedoni me bebin, vendosni theksin tek fjalët që janë më kuptimplota në fjali.
  • Kujdesuni që të komentoni përemrat. Përemrat janë akoma një kategori fjalësh që e ngatërrojnë bebin, ndaj kushtojini rëndësi atyre, duke thënë ” Ky është libri i mamit” dhe ”kjo është kukulla e Anës”.
  • Ndërtoni një repertor me këngë dhe vjersha. Ndoshta ju mund t’ju duket pa kuptim që të përsërisni çdo ditë, apo disa herë në ditë të njëjtën këngë. Përkundrazi për bebin kjo është shumë e bukur dhe diçka prej së cilës ai mëson shumë.
  • Përdorni librat. Bebi nuk është akoma gati për të dëgjuar historira, por rima e thjeshtë e librave me vjersha apo figurat e bukura mund të tërheqin vëmendjen e tij. Bëni shumë pyetje të tilla si: “ Ku është qeni?” dhe shumë shpejt bebi do t’ju habisë duke vënë gishtin mbi figurën e duhur.
  • Prisni për një përgjigje. Megjithëse bebi ende nuk flet, ai mund të ketë gati një përgjigje ndaj asaj që ju i keni thënë apo kërkuar, edhe pse kjo mund të jetë vetëm një britmë gëzimi, kur ju i thoni që do të ulet tek karroca e tij për të luajtur.
  • Jini “urdhërues”. Është e rëndësishme për bebin që të fillojë të mësojë komanda të thjeshta si: “puthe gjyshen”, “bëj paçim”, “jepja mamit kukullën”. Mbase jo që herën e parë do të japë një përgjigje të saktë, por mos e mërzisni bebin dhe veten tuaj. Përkundrazi ndihmojeni atë të kuptojë atë që i keni thënë dhe që ta kryejë veprimin që i keni kërkuar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nxënësit ndjekin kurse private, shkollat nuk ofrojnë njohuri sa duhet
Previous article Belgjika e gatshme t’i ofrojë azil politik liderit katalan

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT