• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZJARRET/ Braçe: Ato nuk ndizen vetë, vihen qëllimisht nga personat që duhen ndëshkuar si terroristë
Home
Politikë

ZJARRET/ Braçe: Ato nuk ndizen vetë, vihen qëllimisht nga personat që duhen ndëshkuar si terroristë

10 August, 2021 s.autor Politikë

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj, ku zjarret kanë qenë të qëllimshme. Zv/kryeministri Erion Braçe i konsideron zjarrvënësit terroristë dhe kërkon ndëshkim për ta me tolerancë zero, ndërsa u bën apel qytetarëve që të denoncojnë raste dhe kush ka mundësi të bashkohet për shuarjen e tyre. Braçe shkruan se mjedisi është i gjithë qytetarëve dhe mbrohet me taksat e tyre dhe për këtë raste kriminale duhet të denoncohen.

“Pse habiteni? Është krim dhe terror! Zjarr i vene me qellim e me dore njeriu eshte! nuk shuhet me uuuuaaaa mami e as me kenge mllefi! Njerez te tjere po e shuajne dhe jane 1 milion fish me te mire se kriminelet qe e ndezen dhe sehirxhinjte ne fb, ig, të! Dua ti falenderoj pa fund ekuipazhet e zjarrefikesve te kukesit (2), aeroportit te kukesit (1), aeroportit te tiranes (1), bashkise se tiranes (1), shkodres (1), forces se sigurise se kosoves (3), burrat e forcave te armatosura te shqiperise, pilotet te cilet prej pre 6:30 te mengjesit po fluturojne ne kukes mbi vatrat e zjarrit ne kalimash e majen e runes
Natyrisht qe te gjithe bashke po ja dalin te shuajne zjarrin aty dhe kudo, por kjo eshte njera ane, beteja nuk nis tek zjarri. Është terrorizem dhe beteja eshte me ndezesit e zjarrit; duhet ta bejne fort, qarte dhe me tolerance zero te gjitha agjensite e sigurise ne vend, policia, antiterrori, sherbimet inteligjente, prokuroria e gjykata! Zjarrvenesit duhen ndeshkuar si terroriste! Ndaj nje apel kam per te gjithe zjarri nuk ndizet vet, rri prane nje peme 24 ore dhe shihe, nuk merr zjarr nga dielli, bashkohu me betejen kunder zjarrevenesve, ndaloje e nese nuk ja del njofto policine! Mos bej sehir si digjet natyra jote, mjedisi yt!Ti nuk je politikan qe do destabilitetin edhe me zjarr e sta ben goja prej ditesh nje thirrje: mos ndiz zjarr! Ti je ai qe paguan ne fund, keta jo!! Vilat ne lalez i kane ne rregull me fikese zjarri!”, shkruan Braçe.

Karaburuni nuk po gjen qetësi nga flakët, sapo fiket një vatër, riaktivizohet një tjetër. Kjo sipas Ministrisë së Mbrojtjes por edhe kreut të Emergjencave Haki Çako bëhet qëllimisht nga persona me sjellje kriminale. Vetë Ministria e Mbrojtjes shprehet se forcat zjarrfikëse kanë pikasur dy persona me elektrik dore në zonë sapo vatrat ishin shuar dhe pas 30 minutash aty janë riaktivizuar sërish 2 vatra zjarri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HALIL MATOSHI/ Kryeministri i librave që s’i ka kuptu!
Previous article LIBRAT FALAS/ Rama jep LAJMIN: Këtë vit shkollor përfitojnë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9...

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT