Policia në Fier ka vënë në pranga pesë persona me finalizimin e operacionit në koduar “Ofiçina”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale.
Bëhet e ditur se, operacioni “Ofiçina” nisi pas informacioneve të marra në rrugë policore se një lokal në fshatin Ofiçinë, Patos ishte përshtatur si ambient për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan Fatmir Dhimos , 47 vjeç, L. G., 50 vjeç, Ilir Nuhaj, 30 vjeç, Dardan Kamberaj, 45 vjeç, banues në Patos dhe Simon Toska, 49 vjeç, banues në Mallakastër. Këta persona u kapën në ambiente e lokalit në pronësi të 45-vjeçarit Dardan Kamberaj në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.
Gjatë operacionit, njoftohet se u gjetën dhe sekuestruan 7 kg cannabis sativa, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.


