• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Pentagoni do të kërkojë leje për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Pentagoni do të kërkojë leje për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin

9 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Pentagoni pritet t’i kërkojë presidentit amerikan, Joe Biden miratimin për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, për anëtarët e shërbimit ushtarak, jo më vonë se mesi i shtatorit, kanë thënë dy zyrtarë për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Muajin e kaluar, Biden u ka bërë thirrje qeverive lokale që të paguajnë njerëzit për t’u vaksinuar kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka bërë të ditura rregullat e reja, përmes së cilave punëtorëve federalë u kërkohet dëshmi e vaksinimit apo testim i rregullt për qasje nëpër ambiente të brendshme.

Atëbotë, ai ka thënë se Pentagoni duhet të analizojë se “si dhe kur” do t’iu kërkojë pjesëtarëve të ushtrisë që të marrin vaksinën.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë që është dhënë edhe një muaj kohë me shpresën që Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe do t’i japë kompanisë Pfizer miratim të plotë për përdorim të vaksinës.

Ky afat kohor mund të ndryshojë nëse kjo Administratë miraton vaksinën më herët.

Ushtria amerikane ka thënë se rreth gjysma e forcave të armatosura tashmë janë vaksinuara plotësisht.

Shkalla e vaksinimit është më e larta në marinën amerikane.

Sipas të dhënave të Pentagonit, për shkak se pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë kryesisht të rinj dhe në formë të mirë fizike, vetëm 28 persona që shërbejnë në këtë ushtri, kanë vdekur me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIELL DHE TEMPERATURA DERI NË.../ Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme
Previous article ZJARRET/ Radhë të gjata automjetesh deri në doganën e Morinës, dy anët e tunelit të Kalimashit mbulohet nga tymi

Delo.autor

Postime të ngjashme

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT