Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një person.
I plagosuri me iniciale H.G.,i cili ndodhej pasagjer në njërin prej mjeteve, është transprotuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth 14:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gajushit” mjeti tip “Skoda” me drejtues shtetasin A.Sh., është përplasur me mjetin tip” Opel ” me drejtues shtetasin Z.M., ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi H.G., i cili ndodhej pasagjer.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


