• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN ARRATISJEN NGA BURGU/ Izolohen për 90 ditë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe i paraburgosuri që do ndihmonte…
Home
Breaking News

TENTUAN ARRATISJEN NGA BURGU/ Izolohen për 90 ditë Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe i paraburgosuri që do ndihmonte…

9 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe 1 i paraburgosur në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka mësuar se vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh. Sipas ligjit Çekaj, Pjetri e i paraburgosuri do izolohen për 90 ditë, s’do të kenë kontakte me familjarë apo të burgosur.

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet ditën e djeshme. Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve dhe një i parburgosur tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishin planifikuar arratisjen nga qelitë këtë të diel, por pa mundur ta realizojnë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e të paraburgosurit për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313.

Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të paraburgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Sipas drejtorisë së burgjeve, të burgosurit do të përballen me akuzën e tentativës për arratisje “largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” si dhe goditje për shkak të detyrës. Pas kësaj ngjarjeje instancat drejtuese të burgjeve kanë urdhëruar rivlerësimin e masave të sigurisë si dhe marrjen e masave administrative për rritjen e gadishmërisë në të gjitha institucionet penitenciare.

Kujtojmë se Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Kurse Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal ‘Babagjyshët’ të cilët gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor të 2017 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Neni 68 i Ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”

Regjimi i mbikëqyrjes së veçantë

1. I burgosuri mund të vendoset nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për një periudhë jo më të gjatë se 3 muaj kur:

a) rrezikon sigurinë e personelit të institucionit, vizitorëve, ose kur ka rrezik të dëmtojë veten ose të tjerët;

b) ka rrezik të pengojë veprimtarinë e të burgosurve të tjerë nëpërmjet dhunës ose kërcënimeve;

c) ka rrezik të detyrojë të burgosurit e tjerë që t’iu nënshtrohen ose të përfitojë prej tyre;

ç) pengon të burgosurit e tjerë të mos zbatojnë rregullat individualisht ose në grup ose nxit shkeljen e tyre.

2. Vendosja e të burgosurit në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë bëhet me vendim të arsyetuar të drejtorit të institucionit pas marrjes së raportit të vlerësimit nga Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë së të Dënuarve. Vendimi i njoftohet menjëherë prokurorit, drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, të burgosurit dhe mbrojtësit të tij.

3. Pas marrjes së vendimit sipas pikës 2 të këtij neni, drejtori i institucionit urdhëron kalimin e të burgosurit në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë. I burgosuri ka të drejtë ta ankimojë urdhrin e drejtorit të institucionit në gjykatën kompetente brenda 10 ditëve nga njoftimi i urdhrit.

4. Regjimi i mbikëqyrjes së veçantë zbatohet në mjediset e brendshme të institucionit ku ndodhet i burgosuri.

5. Vendosja në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë është e ndaluar për të burgosurin e mitur dhe gratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULTIVONIN LËNDË NARKOTIKE NË BANESA/ Kapen dy të rinj me 468 bimë hashashi në Spanjë
Previous article ROSHI I BASHKOHET CIKALLESHIT NË TURQI/ Zbulohet rroga marramendëse që do përfitojë

s.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT