• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI/ Diabeti në rritje të fortë, dyfishohen rastet në 8 vite
Home
Shëndet

STUDIMI/ Diabeti në rritje të fortë, dyfishohen rastet në 8 vite

9 August, 2021 s.autor Shëndet

Një studim i thelluar i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik që u publikua kohët e fundit tregon se, diabeti (sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak) po rritet me shpejtësi në popullatën shqiptare, si rrjedhojë e stilit të jetesës, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Në vitin 2018, në vendin tonë, janë të regjistruar 78,459 pacientë. Nga viti 2010 në vitin 2018, vihet re dyfishimi i rasteve prevalente me DM (shih grafikun bashkëngjitur).

Sipas studimit, prevalenca më e lartë regjistrohet në rajonin e Elbasanit (349/10,000 banorë), e ndjekur nga rajonet e Durrësit, Korçës dhe Lezhës (përkatësisht 307.7, 302.2 dhe 302.1 për 10,000 banorë). Prevalenca më e ulët është regjistruar në rajonin e Beratit dhe Kukësit (përkatësisht 144.6 dhe 154.4 për 10,000 banorë).

Mirëpo teksa sëmundja po përhapet me shpejtësi, niveli i standardizuar i vdekshmërisë nga diabeti ka ardhur në ulje gjatë 10-vjeçarit të fundit, por ndikimi i tij në shëndet dhe sëmundjet e tjera është mjaft i lartë: sëmundshmëria dhe vdekshmëria që shkakton, kostot sociale dhe ekonomike ndaj individëve, familjeve dhe komuniteteve të lidhura më të.

Ekspertët u shprehën se barra e sëmundshmërisë nga diabeti përbën shqetësim për Shqipërinë, me një rritje potenciale të mëtejshme në dekadat e ardhshme, nëse nuk merren masat e duhura. Diabeti tashmë konsiderohet si një faktor rreziku për sëmundje të tjera kronike dhe për këtë arsye, është i nevojshëm kontrolli dhe parandalimi i tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë projekton që diabeti do të jetë shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në vitin 2030. Prevalenca e diabetit po rritet më me shpejtësi në vendet me të ardhura të mesme dhe me të ardhura të ulëta. Pothuajse gjysma e të gjitha vdekjeve që i atribuohen nivelit të lartë të glukozës në gjak ndodhin para moshës 70-vjeçare.

Dieta e shëndetshme, aktiviteti fizik i rregullt, mbajtja e një peshe normale të trupit dhe shmangia e përdorimit të duhanit janë mënyra për të parandaluar ose për të vonuar fillimin e diabetit të tipit 2. Diabeti mund të trajtohet dhe pasojat e tij të shmangen ose të vonohen me dietë, aktivitet fizik, ilaçe dhe kontrollim të rregullt dhe trajtim për komplikime

Pavarësisht shpeshtësisë relativisht të madhe të diabetit të dhënat për sa i përket kësaj sëmundjeje në vendin tonë vazhdojnë të mbeten të pamjaftueshme./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË ANGLI ZBULOJNË TË ARDHMEN E ARMANDO BROJËS/ Sulmuesi shqiptar do të huazohet te skuadra e Premier Ligës
Previous article I SHPALLUR "NON GRATA"/ Berisha bëhet nostalgjik, publikon pamjet e vizitës së ish-Presidentit Bush në Vlorë 25 vite më parë

s.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT