• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDRYSHOI HISTORINË…”/ Corriere della sera: Anija ”Vlora” 30 vite më parë, një kujtesë e pamatë
Home
Sociale

“NDRYSHOI HISTORINË…”/ Corriere della sera: Anija ”Vlora” 30 vite më parë, një kujtesë e pamatë

8 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Anija ”Vlora” hyri në portin e Barit me 18 000 shqiptarë në bord. Dhe kjo ndryshoi historinë italiane të migrimit, shkruan Beppe Sevegnini për gazetën më të madhe italiane ”Corriere della sera”.

”Tridhjetë vjet më parë, e enjte 8 gusht 1991, anija tregtare ”Vlora”, e përdorur për transportin e sheqerit, hyri në portin e Barit me 18 000 shqiptarë në bord, thënë ndryshe një qytet i tërë.

Ajo ditë vere ndryshoi historinë italiane të migrimit. Pasi eksportuam njerëz për më shumë se një shekull – 30 milionë midis viteve 1861 dhe 1985 – filluam t’i importojmë ata. Nuk jemi ndalur akoma.

Imazhi i ”Vlorës” është stampuar në kujtesën tonë kolektive. Anija po ”pikonte” me qenie njerëzore: ata ishin kudo, deri në oxhakë dhe antenat e anijes. Autoritetet italiane autorizuan ankorimin – çfarë tjetër mund të bënin? – por ata e urdhëruan anijen të largohej pas disa orësh. E pamundur, natyrisht, duke pasur parasysh ngarkesën. Sapo ishin në port, shqiptarët filluan të hidheshin në ujë. Një skenë madhështore dhe dramatike, e cila dukej se dilte nga imagjinata e Dante Aligierit.

Përkundrazi, kjo ndodhi drejtpërdrejt në televizion, para një Italie të pabesueshme.

Data dhe episodi më erdhën në mendje kur lexova “Së pari italianët! (po, por cilët?)”, shkruar nga Francesco Filippi, historian i mentalitetit (kështu e përcakton kopertina e botimit ”Laterza”).

Një ese e thatë dhe e dobishme, plot numra dhe fakte, e kalitur me idealizëm dhe ”e parfumosur” me ideologji.

Një libër që të detyron të mendosh. Autori pretendon se në verën e vitit 1991 Italia u bë, për herë të parë, Amerika e dikujt tjetër.

Shqiptarët, të magjepsur nga televizioni ynë i pakujdesshëm i viteve 1980, ishin të bindur se, përtej horizontit, parajsa po fillonte. Pasi u shemb diktatura, ata erdhën për të parë se si ishte.

Anija ”Vlora” duhet të jetë një kujtesë gjigante.

Dhe një paralajmërim.

Migracioni nuk mund të menaxhohet me fatalizëm të zemrës (një iluzion i së majtës, nga Laura Boldrini te Alexandria Ocasio-Cortez). Por, as nuk mund të refuzohet, as të kontrollohet plotësisht, siç na thotë e djathta (nga Donald Trump tek Matteo Salvini).

Historia nuk kërkon leje, ajo hyn pa trokitur.

Ekziston një migrim i pashmangshëm dhe një imigrim i organizuar.

Pra, le të fillojmë të organizohemi.

Dhe për të vepruar, të vetëdijshëm se do të na duhet të pranojmë diçka. Përndryshe, 10 100, 1 000 anije ”Vlora” do të shfaqen në horizont, që vijnë nga Afrika.

Dhe atëherë do të jetë vonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËSHOHET "BOMBA" NGA ANGLIA/ Klubi i Premier League arrin akordin me Inter-in për "Demin" Lautaro
Previous article CILAT JANË OBJEKTIVAT PAS BARCELONËS? Messi zbulon të ardhmen: Dua të ndjek hapat e tij

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar! Aktualitet

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

PUBLIKIMI I FOTOVE TË ERGYS AGASIT PAS ARRESTIMIT/ AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës Aktualitet

PUBLIKIMI I FOTOVE TË ERGYS AGASIT PAS ARRESTIMIT/ AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal Aktualitet

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT