• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Baret e restorantet në Shqipëri, pro idesë për të pranuar vetëm qytetarët e vaksinuar
Home
Sociale

COVID-19/ Baret e restorantet në Shqipëri, pro idesë për të pranuar vetëm qytetarët e vaksinuar

8 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Është lënë hapur mundësia se edhe në Shqipëri njësoj si në Kosovë, qytetarëve mund t’u kërkohet një dozë vaksine minimalisht, për të hyrë në kafene, klube nate, dasma etj.

Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj, u shpreh për SI se e njëjta zgjidhje do të ishte mirë të vihej në funksion edhe në vendin tonë.

Jahaj përmendi dhe faktin se më herët klubet e natës kanë kërkuar që të bëheshin ambjent i procesit të vaksinimit për qytetarët.

Momentalisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 1.238.036 qytetarë, gjysma e të cilëve kanë marrë dy doza vaksine. Rrjedhimisht masa e klientëve mund të reduktohet, por sipas z.Jahaj dëmi tashmë është bërë me kohë. “Mjafton që të hapemi plotësisht”, thekson ai.

Shqipëria përveç orës policore, nuk ka asnjë kufizim tjetër anti-Covid, paralelisht me fushatat sensibilizuese për vaksinimin.

NJë ditë më parë në Kosovë u vendos që për të shkuar në dasma, klube nate dhe qendra tregtare, qytetarët duhet të jenë të vaksinuar.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”, -thuhet në njoftimin nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë.

Stafi i punonjësve të këtyre sektorëve duhet të jetë i vaksinuar të paktën me dozën e parë të vaksinës, deri më 12 gusht.

Bëhet e ditur se është diskutuar edhe zgjatja e orarit për klubet e natës. “Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”, bën të ditur njoftimi. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 11 gusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Konferenca për shtyp, Messi: Kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën në këtë mënyrë
Previous article PLAGOSJA ME THIKË NË SHËNGJIN/ Si nisi sherri në bregdet, ky është problematiku Markelian Pepa (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar! Aktualitet

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

PUBLIKIMI I FOTOVE TË ERGYS AGASIT PAS ARRESTIMIT/ AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës Aktualitet

PUBLIKIMI I FOTOVE TË ERGYS AGASIT PAS ARRESTIMIT/ AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal Aktualitet

TRAGJIKE NË FARKË/ Makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT