Sipas ekspertëve janë disa gjëra të cilat nuk duhet të bëhen asnjëherë me stomak bosh pasi do kenë efekte shkatërruese për shëndetin tonë. Konsumimi i ujit me limon sapo zgjoheni është një zgjidhje shumë e mirë dhe shumë e shëndetshme, por ka disa gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë në mëngjes me një stomak bosh.
Konsumimi i çajit dhe kafes:
Miliona njerëz rreth botës e nisin ditën duke pirë kafe ose çaj, por kjo mund t’ju shkaktojë aciditet në stomak dhe mund të dëmtojë muret mbrojtës të stomakut. E para gjë që duhet të bëni në mëngjes është të pini esëll një gotë ujë.
Pirja e alkoolit:
Kosumimi i alokoolit në mëngjes mund të jetë një veprim shumë i rrezikshëm. Alkooli përthithet menjëherë nga gjaku kur pihet me stomak bosh, ngushton arteriet dhe ul tensionin e gjakut.
Marrja e qetësuesve:
Asnjë ilaç nuk duhet konsumuar kurrësesi me stomak bosh sepse mund t’ju shkaktojë ulçër dhe probleme të tjera.
Fruta me aciditet të lartë:
Të tilla janë portokallet, limoni, mandarinat edhe pse janë mëse të shëndetshme nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë me stomak bosh. Kjo gjë do rrisë nivelet tuaja të pH dhe shumë probleme të tjera në sistemin gastrointensial.


