• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI/ Rritet ndjeshëm numri i kontratave. Në muajt janar-qershor u lidhën mbi 25 mijë kontrata
Home
Sociale

SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI/ Rritet ndjeshëm numri i kontratave. Në muajt janar-qershor u lidhën mbi 25 mijë kontrata

7 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Temperaturat e nxehta dhe papërgjegjshmëria e qytetarëve, po shkaktojnë dëme të parikuperueshme në natyrë e mjedis.  Me mijëra hektarë pyje të djegura dhe ende nuk ka një bilanc për dëmin e shkaktuar në florë e faunë, pasi flakët vijojnë nga jugu deri në veri të Shqipërisë. Jo vetëm pyje por edhe shtëpi e stane me bagëti janë shkrumbuar nga flakët.

Por sa të ndërgjegjshëm janë shqiptarët për tu siguruar nga zjarri?

Në 6 muajit e parë të këtij viti janë lidhur 25.485 kontrata për sigurimin e pronës nga zjarri e nga forcat e natyrës si dhe nga dëmtime të tjera, nga 22.839 kontrata që u lidhën në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo rritje dëshmon një rritje të ndërgjegjësimi pas fatkeqësive natyrore (tërmet, zjarre, përmbytje) që kanë ndodhur në vend.

Si pasojë e rritjes së numrit të kontratave të lidhura, është rritur edhe primi i sigurimit që është paguar. Nga 732.2 milionë lekë që u pagua në vitin e kaluar për sigurimin e pronës nga zjarri, në 6 muajit e parë të këtij viti janë paguar mbi 1 miliardë lekë.

Por teksa numri kontratave është rritur me 11.5% krahasuar me 2020-ën, është ulur vlera e dëmshpërblimit që është dhënë për qytetarët këtë vit.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare nëse në vitin e shkuar dëmet e paguara për sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ishte mbi 2 miliardë lekë, këtë vit nga janari-qershor janë paguar nga shoqëritë e sigurimit 514.3 milionë lekë.

Për gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë dëmshpërblyer për dëmet në pronë nga zjarri apo forcat të tjera të natyrës 361 të siguruar, nga 3.467 që ishte numri në të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke pësuar nj ulje prej 89.5%.

Vlera e dëmshpërblimeve këtë vitit pritej të ishte më e lartë për shkak edhe të përmbytjeve që ndodhën në fillim të këtij viti, që dëmtuan me dhjetëra prona të siguruara.

Numri i kotratave dhe dëmeve të paguara në Sigurimin e Jo-Jetës

Dëmet e paguara bruto

Primi i shkruar bruto

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK TË KILIT/ Kujdestarja sulmohet nga tigri, ndërron jetë në vend
Previous article "VAKSINA ËSHTË SHPËTIM"/ Mjekët amerikanë: Fëmijët sëmuren rëndë, nëse infektohen me variantin Delta

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT