Pasi alarmi ju ka prishur gjumin, i drejtoheni menjëherë kuzhinës dhe përgatisni një filxhan kafe. Niseni nga ideja se vetëm kjo mund t’ju zgjojë dhe t’ju japë energji për një ditë të gjatë. Megjithatë, e kishit menduar se pirja e kafesë menjëherë sa zgjoheni nuk është një ide e mirë?
Hulumtimet kanë treguar të pini kafenë e mëngjesit vonë, është shumë herë më efektive. Ndodh që ju të zgjoheni që në orën 7, por duhet të mendoheni dy herë nëse duhet të pini menjëherë kafenë e mëngjesit ose jo. Një kafe në mëngjes herët para orës 8 është një zakon shumë i keq sipas hulumtuesve.
Kjo, për shkak të niveleve të larta të kortizolit që ndodhen në trupin e njeriut në orët e para të mëngjesit. Duke pirë kafe në mëngjes, në një kohë kur nivelet e kortizolit janë të larta kafeina mund të ndërhyjë në prodhimin e këtij hormoni në trupin tuaj, që është një përgjigje e natyrshme e trupit tuaj ndaj stresit dhe uljes së sheqerit në gjak.
Si rezultat i kësaj, niveli i prodhimit të kortizolit ulet dhe pengon rolin e tij që ka në rregullimin e niveleve të energjisë së organizmit. Për njerëzit që kanë një orar të rregullt gjumi dhe punojnë nga ora 9 deri në 5, koha më e mirë për të pirë kafe në fakt është mes orëve 8 dhe 9.
Pse?
Sepse pas orës 9:30 në mëngjes, nivelet e kortizolit fillojnë të bien, normalizohen dhe ju do të ndjeheni më të gatshëm për të punuar, dhe mbi të gjitha të “zgjuar” plotësisht. Natyrisht, ky rregull nuk vlen për njerëzit që punojnë me turne brenda natës ose që nuk kanë një orar të rregullt gjumi.
Nëse ju punoni natën vonë ose flini gjatë ditës, prodhimi i kortizolit në trupin tuaj do të jetë shumë i lartë rreth dy orë pasi ju të zgjoheni. Pra, para se të rrëmbeni një filxhan kafeje menjëherë sa ngriheni, provoni të pini diçka tjetër dhe të prisini orën 8 për ta shijuar atë.


