• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKAK BREGOVIÇ/ “Birra Peja” tërhiqet nga festivali, por pronari i saj është tregëtari më i madh i miellit serb
Home
Sociale

SHKAK BREGOVIÇ/ “Birra Peja” tërhiqet nga festivali, por pronari i saj është tregëtari më i madh i miellit serb

7 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Debati për performancën e artistit serbo-boshnjak Goran Bregoviç ka arritur kulmin në Shqipëri e Kosovë me personazhe publikë “Pro” dhe “Kundër”. Pengesë pranimi për disa është ngaqë këngëtari është serb.

Mirëpo “Birra Peja” ka marrë një vendim lidhur me pjesëmarrjen në këtë festë që do të zgjasë disa ditë.

“Në momentin që kemi kuptuar që Festivali i Birrës në Korçë ka ftuar këngëtarin Goran Bregoviç të performojë, Birra Peja është tërhequr nga pjesëmarrja dhe mbështetja e këtij festivali. Ne besojmë që Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar një atmosferë miqësore mes të gjithëve andaj edhe jemi të hapur për të mbështetur iniciativa të tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival”, njofton “Birra Peja”.

Deri këtu gjithçka duket normale. Një kompani merr një vendim për të mos qenë në Festivalin e Birrës, duke u distuancuar nga ajo që e parashikon se nuk do jetë “një atmosferë miqësore mes të gjithëve”.

Por po të hulumtosh paksa, mëson se i gjithë ky veprim publik ndaj qytetarëve i Birrës Peja është asgjë dhe më shumë veçse një mashtrim i madh.

Këtu zbulohen dy të vërteta të mëdha.

Së pari, “Birra Peja” ka 3 vite që nuk shkon në këtë festival jo se po u përbashkohet ndjenjave shqiptare për të mos duruar dot artin e Bregoviçit por për një arsye shumë materialiste. Konkurrenca. “Birra Peja” është ndjerë gjithnjë në konkurrencë me “Birra Korça”, që ka qenë gjithmonë pjesë e këtij festivali.

E vërteta e dytë e hidhur është se pronar i “Birra Peja” që qenka tronditur për ndjenjat e shqiptarëve ndaj ftesës së Bregoviçit është Blerim Devolli.

Devolli në fakt është tregëtari më i madh i miellit serb.

Pra, për arsye fitimesh mielli serb është i shkëlqyer por kur vjen puna te artistët, le të nxjerrim një pretekst për të justifikuar mungesën edhe këtë vit me shpresë mos bëjmë për vete ca klientë të rinj.

Ky vit shënon 15-vjetorin e festës së Birrës që mbledh në Korçë vizitorë shqiptarë e të huaj. Festa është menduar të zgjasë 5 net, nga data 18 deri në 22 gusht, kohë në të cilën do të mbahen 10 koncerte, me këngëtarë nga Shqipëria e Kosova.

Në natën finale do të përformojë edhe këngëtari serbo-boshnjak i njohur ndërkombëtarisht, Goran Bregoviç, i ftuar nga Bashkia e Korçës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNOI 20-VJEÇAREN ME AFTËSI TË KUFIZUAR/ Flet gruaja e Petrit Arapit: Burrin ma morën për drogë...
Previous article RIKTHEHEN MASAT KUFIZUESE NË TETOVË/ Ndalohen dasmat dhe festat familjare

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT