• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Veliaj në Ndroq: Pas shtëpive individuale dhe lagjes së re, do të përfundojmë…
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ Veliaj në Ndroq: Pas shtëpive individuale dhe lagjes së re, do të përfundojmë…

6 August, 2021 s.autor Politikë

Familja e Muhamed Trimit në Ndroq ka hyrë në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që kanë punuar, edhe në kushte të vështira pandemie dhe temperatura të larta, për të mbaruar në kohë shtëpitë e reja.

“Në Ndroq kemi një paketë me 38 shtëpi, ndërkohë kemi edhe një lagje me 74 shtëpi të tjera. U jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që e kanë bërë natën ditë për të kapur afatet dhe për t’u siguruar që, brenda verës, shumica e familjeve në Ndroq futen në shtëpitë e reja. Sot këto familje kanë një shtëpi shumë më të fortë se ajo që kishin, dhe që me gjasë do jetë këtu për 100 vitet e ardhshme, me kushte më të mira, me hapësirë më të madhe dhe më komode se ajo që prishi tërmeti”, tha ai.

Veliaj u shpreh se operacioni i rindërtimit po i afrohet fundit, ndërsa siguroi se krahas shtëpive të reja, është menduar për gjithë infrastrukturën ndihmëse dhe ofrimin e shërbimeve pranë komunitetit.

“Po i afrohemi fundit të operacionit shumë të madh për rindërtimin e shtëpive. Pra, po përfundojmë shtëpitë individuale, plus lagjen e re, e pastaj do të përfundojmë gjithë infrastrukturën arsimore në zonën e luginës së Erzenit, këtu në Ndroq, në Pezë dhe në Vaqarr. I themi lamtumirë krizës që na solli tërmeti, për t’u fokusuar tek gjithë energjia e mirë që na duhet për të promovuar më shumë zonën, për t’u fokusuar më shumë te bujqësia, për t’u fokusuar më shumë që këta fëmijë të kenë arritje të jashtëzakonshme edhe në arsim, në shoqëri, në sport. Tani që ikën, i harrojmë kollaj, por atëherë ishte nevoja që të kishim besim te njeri-tjetri, që do vinin ditë më të mira, do vinin kushte më të mira”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Banesa e re 2+1 e Muhamed Trimit u ndërtua falë programit të Rindërtimit, më e fortë, me materiale cilësore dhe me hapësira më të mëdha e me kushte më të mira se më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DINIT? Ja pse diamantet janë gurët më të shtrenjtë në treg
Previous article DO LËRË AMERIKËN? Afërdita Dreshaj zhvendoset në Europë për një arsye mjaft të fortë

s.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se… Politikë

U PËRGJIGJET ATYRE QË E SULMUAN ME VEZË NË NEW YORK/ Rama: Pulat histerike ta mbajnë vath në vesh se…

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT