Gjykata britanike dënoi me 20 muaj burg një 23-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një kilogramë kokainë në makinë.
Sipas policisë i dënuari është Kastroit Dardha, 23 vjeç dhe po udhëtonte me një makinë tip “Golf” në momentin që u ndalua nga policia dhe nuk kishte as patentë as siguracion.
Mësohet se shqiptari punonte si kamarier ndërsa në makinën e tij kishte një sasi prej 1 kg kokainë të pastër. Ai u shpjegua se ishte i detyruar për të punuar në këtë punë pasi i duhej të ndihmonte familjen.
Dardha, pa adresë fikse, u paraqit në gjykatë të enjten më 8 korrik pasi kishte pranuar më parë posedimin me qëllim të furnizimit me drogë të klasës A më 9 prill të këtij viti.
Duke dënuar të pandehurin me 20 muaj burg, Simon Taylor tha se Dardha “luajti një rol në përpjekjen për të vënë një kilogram kokainë në duart e atyre që do ta shpërndanin në rrugë”.


