Qeveria e Rumanisë do t’i dhurojë Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antiCOVID. Këto doza vaksine, që nuk janë specifikuar se çfarë vaksine do të jetë, vjen si ndihmë për vendin tonë për të përballuar situatën me pandeminë.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka shprehur mirënjohjen për këtë ndihmë Presidentit rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën
“Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona”, shkruan Balla.


