• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DEHIDRATIMI TEK FËMIJËT…”/ Mjekja dermatologe jep KËSHILLA për një verë të sigurt: Ushqimet që duhet të konsumoni
Home
Sociale

“DEHIDRATIMI TEK FËMIJËT…”/ Mjekja dermatologe jep KËSHILLA për një verë të sigurt: Ushqimet që duhet të konsumoni

5 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Teksa vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta, mjekja dermatologe në QSUT, Violeta Dajçi ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë, sidomos ata që ndodhen me pushime.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ mjekja Dajçi pohoi se dehidratimi te fëmijët është më i madh se te moshat e tjera dhe se është më e vështirë për t’u vërejtur.

Mes të tjerash mjekja tha se qytetarët duhet të konsumojnë më shumë lëngje në këtë kohë dhe të përdorin kremra, apo që të kufizojnë rrezatimet pas orës 10:00 deri në 16:00.

“Ajo që ndodh në këtë periudhë është dehidratimi. Lëkura është ajo që e vesh organizmin. Është kjo shtresë që eliminon shumë substanca dhe në këtë periudhë shumë ujë. Nëse dehidratohet lëkura, dehidratohen edhe pjesët e tjera të trupit. Duke qenë e shëndetshme lëkura, mbrohen edhe pjesët e tjera. Gjithçka nis nga ekspozimi në diell, hidratimi i saj dhe se si të kujdesemi kur ndodh djegia. Ajo që haset më shpesh është djegia apo skuqja gjatë kohës së pushimeve. Përveç alergjive nga kremrat, ndodh edhe nga ushqimet.

Ndaj preferohet që të shkohet te mjeku dermatolog, për të kërkuar ndihmë. Fëmijët kanë dehidratim më të madh të lëkurës, por vihet më pak re. Në këto raste nuk rekomandohen pijet me gaz, por ato të freskëtat, të shtrydhurat. Shalqini apo bostani janë ushqime shumë të mira në këto kohë. Lëngu i shalqinit krijon një lloj spf-je që e mbron trupin. Çdo darkë duhet të bëhet hidratimi i lëkurës. Edhe në moshën e tretë duhet të tregohet kujdes, sidomos ujë. Po ashtu edhe përdorimi i kremrave nuk duhet të shmanget. Rrezet që duhet të shmangen janë ato nga ora 10:00 deri në 16:00. Duhet patjetër që të rrinin nën çadër apo në pemë. Të përdorin gjatë kësaj kohe kremra, të pini ujë dhe të futeni në ujë disa herë në ditë në këtë kohë, nëse jeni në plazh. Ato janë rreze që kanë efekte anësore mbi lëkurën tonë. Sidomos ato që kanë nishane në trup, duhet të mbrohen. Melanoma është një kancer vrasës dhe më i shpeshtë i lëkurës. Jep metastaza. Nëse keni nishane, ekspozimi në diel duhet të jetë më shumë i kufizuar dhe të ketë kujdes të shtuar për të shkuar te mjeku dermatolog.”, pohoi ajo.

Duke u ndalur tek infeksionet që vijnë nga plazhet dhe pishinat, mjekja tha se ato janë bakteriale dhe mykotike.

“Janë infeksionet mykotike dhe ato bakteriale. Infeksionet bakteriale janë më të shpeshta në këtë kohë. Më të shpeshta janë te fëmijët e vegjël. Kanë të kruajtje dhe përhapen shumë. Infeksione të tjera bakteriale janë të rralla. Ato mykotiket, shumica prej tyre që shfaqen, janë kryesisht ato infeksione që shfaqen në trajtën e njollave. Mund të jenë të bardha apo në ngjyrë kafe.”, pohoi mjekja.

Ndër të tjera mjekja këshilloi se në rastin e pickimeve nga kafshët e detit, siç është dhe kandili i detit, mund të aplikohet dhe ultrakorteni, apo vendosja e kompresave të ftohta si dhe e kremrave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON TEUTËN/ Trajneri i Shamrok: Jemi në formë, mezi pres t’i mundim
Previous article CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mbush arkën, ja çfarë përfitojnë kurbinasit nga UEFA

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT