• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKOLLA “MURAT TOPTANI” GATI PËR 360 NXËNËS/ Veliaj: Në shtator, gati 10 shkolla të reja për nxënësit
Home
Politikë

SHKOLLA “MURAT TOPTANI” GATI PËR 360 NXËNËS/ Veliaj: Në shtator, gati 10 shkolla të reja për nxënësit

5 August, 2021 s.autor Politikë

Shkolla 9-vjeçare “Murat Toptani” në Selitë, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të çelë dyert për nxënësit këtë shtator, ashtu siç kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi disa muaj më pare, në hapjen e kantierin të punës. Me një kapacitet trefish më të madh se shkolla e mëparshme, përfshirë edhe një klasë për sistemin parashkollor, shkolla do të mirëpresë rreth 360 nxënës me të njëjtat kushte moderne si të gjitha shkollat e reja që po rindërtohen në çdo cep të Tiranës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndoqi nga afër punimet fundit që po kryhen në shkollën “Murat Toptani”, ku tashmë ka përfunduar puna në ambientet e brendshme të shkollës dhe palestrës, dhe janë duke u realizuar sistemimet e jashtme. Ai u shpreh se bashkë me shkollën “1 Qershori”, e cila përfundoi vitin e kaluar, dhe “Murat Toptani” që përfundon brenda muajit gusht, zona e Selitës është e kompletuar sa i takon institucioneve arsimore.

“Me shkollën “1 Qershori”, që është në kufirin e Selitës me autostradën, dhe shkollën “Murat Toptani”, në zonën kodrinore, ne zgjidhim problematikën e arsimit në Selitë. Ndaj mezi pres që këtë shtator çuna dhe goca të shkëlqyer të Selitës t’i mirëpresim tek shkolla e re “Murat Toptani”. Sot mund të themi me plot gojën që shkollat e reja janë shumë herë më të mira nga ana fizike, se shkollat e vjetra tradicionale të Tiranës. Arsyeja pse e kemi trefishuar edhe kapacitetin është që t’i paraprijmë rritjes së Tiranës. Unë jam i bindur që kjo zonë kodrinore do vazhdojë të rritet, ndaj nuk ecim vetëm mbi gjurmët e vjetra, por e bëjmë shkollën më të madhe, më të fortë dhe sigurisht me projeksionin e Tiranës së 20-30 viteve të ardhshme”, u shpreh ai.

Veliaj tha se nga 20 kantieret e reja arsimore që u hapën në Tiranë, 10 të parat do të dorëzohen që në fillim të sezonit të ri arsimor, pra në shtator, ndërsa 10 shkollat e tjera do të jenë gati për semestrin e dytë.

“Shkolla “Murat Toptani” është një nga 10 shkollat që do të hapim për këtë semestër, pastaj një dhjetëshe tjetër shkollash ne do ta hapim semestrin e dytë dhe besoj që 20 shkolla në një vit në Tiranë që nga 100-vjetori i themelimit si kryeqytet nuk i kemi parë. Mezi pres që të mbarojnë 10 shkollat e para dhe pastaj ne të fokusohemi semestrin tjetër të mbarojmë një dhjetëshe tjetër, në mënyrë që nga tërmeti të ngrihemi pak më të fortë dhe më të mirë seç ishim kur na u rrëzuan këto shkolla dhe këto ndërtime që ishin bërë vite përpara”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Shkolla e re parashikon që numri i nxënësve të jetë trefish në krahasim me numrin e tyre në shkollën ekzistuese, si dhe është menduar të ketë një numër klasash dhe laboratorësh në kapacitet më të madh sipas numrit të nxënësve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH? Nxehtësi përvëluese dhe zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës
Previous article COVID-19/ Gjermania parashikon masa të reja në vjeshtë

s.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT