• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON SPITALIN E SARANDËS/ Manastirliu: Brenda shtatorit përfundon pediatria dhe laboratori i ri modern
Home
Politikë

INSPEKTON SPITALIN E SARANDËS/ Manastirliu: Brenda shtatorit përfundon pediatria dhe laboratori i ri modern

5 August, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar investimet në Spitalin Bashkiak të Sarandës.
Duke u ndalur tek shërbimi i pediatrisë, Manastirliu tha se investimet për fëmijët janë në vëmendje të qeverisë shqiptare, me qëllim përmirësim e shërbimeve në kujdesin parësor, maternitete e pediatri.
“Në Shtator vihet në funksion pavioni i pediatrisë së re në spitalin e Sarandës, që përkon me linjën e të gjithë investimeve që ne jemi duke bërë për të përmirësuar shërbimet për fëmijët”, -tha Manastirliu.
Një tjetër investim në spitalin e Sarandës është laboratori modern, që do të transformojë këtë shërbim. Në kuadër të modernizimit të rrjetit të laboratorëve në spitalet publike, edhe spitali Bashkiak Sarandë do të ketë një laborator të ri të pajisur me aparatura bashkëkohore.

“Spitalit të Sarandës do të vijojnë t’i shtohen shërbime të reja, ashtu sikurse në spitalet universitare dhe rajonale janë vendosur në funksion laboratorë të cilët tashmë ofrojnë një gamë shërbimesh shumë të gjerë, rreth 164 analiza ofrohen në këto spitale. Edhe spitali i Sarandës është pjesë e rrjetit të laboratorëve që përfshihen në këtë investim. Prej muajit shtator do të kemi një laborator të ri në këtë spital, të pajisur me aparatura bashkëkohore”, -tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se spitali i Sarandës është fuqizuar edhe me potenciale të burimeve njerëzore.

“Një nga pikat e tjera është edhe forcimi i spitaleve tona me potencialet njerëzore dhe jam e kënaqur që mjekë të rinj i janë bashkuar spitaleve tona. Në spitalin e Sarandës ne kemi mjekë të rinj, mjek pediatër, mjek kirurg, mjek gjinekolog-obstetër që i janë bashkuar ekipit fantastik të mjekëve të spitalit të Sarandës”, -pohoi.

Ministrja e Shëndetësisë ka shprehur vëmendjen e qeverisë shqiptare për fuqizimi e shërbimeve të spitaleve në zonat bregdetare, me investime në infrastrukturë, pajisje mjekësore moderne dhe mjekë të rinj specialistë, për zhvillimin e turizmit. Në Spitalin e Sarandës është investuar për maternitetin e ri, shërbimin e kirurgjisë dhe brenda muajit shtator përfundon pediatria e re dhe laboratori i ri modern.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E FUNDIT/ Përkeqësohet ZJARRI në Fushë-Arrëz, terreni i vështirë përhap flakët edhe në...
Previous article DOGJI 3 DYNYMË BARISHTE DHE SHKURRE/ Vihet nën hetim 38 vjeçari në Pogradec

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT