• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZJARRET/ Prefekti i Vlorës: Po hedhim ujë pafund në Llogara, por era nuk na favorizon
Home
Sociale

ZJARRET/ Prefekti i Vlorës: Po hedhim ujë pafund në Llogara, por era nuk na favorizon

4 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Zjarri në Karaburun nuk ka të ndalur. Në ditën e 9 nën pushtetin e saj, flakët janë duke përparuar drejt Parkut të Llogarasë. Në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave tokësore janë edhe helikopterët e ushtrisë, të cilët pasi mbushen me ujë në det, e hedhin atë në vatrat e zjarrit nga ajri.

Prerfekti i Vlorës, Flamur Mamaj, ka treguar për Klan News se situata aktualisht është e vështirë për t’u vënë nën kontroll për një arsye shumë të rëndësishme. Në ndihmë të flakëve është era e forta çka bën që zjarri të përhapet më me shpejtësi.

“Siç e shikoni në këtë erë të fortë që po fryn në këto momente dhe trupat që kemi në terren po luftojmë që ta mbajmë zjarrin në atë territor dhe me ndihmën e helikopterëve që po hedhin ujë në atë zonë. Situata e erës nuk na favorizon. Duhet që të tregojmë kujdes me të gjithë trupat që kemi në terren për të përmbyllur këtë aksion që vijon prej disa ditësh. Po hedhim ujë pafund në vatrat e zjarrit për të mos lejuar depërtimin e zjarreve në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Në këto momente e kemi nën kontroll dhe shpresoj që me gjithë angazhimet kemi rreth 70 forca dhe dy helikopterë që hedhin vazhdimisht ujë në këtë zonë dhe shpresoj që me anë të këtyre forcave ta kemi nën kontroll”.

Ndërkohë për zjarrin që përparon në Llogara, Mamaj u shpreh se është e vështirë që të ndërhyhet nga toka për shkak të lartësisë. Megjithatë, ai deklaroi se forcat që janë në terren janë përgatitur për çdo situatë që mund të shfaqet në territor. Mamaj tha se shpreson që situata të vihet nën kontroll sa më shpejt, por “Me këtë erë është e pamundur”.

“Duke patur parasysh që atje lartësia është 1235 metra është e pamundur që të çohen forcat nga ana tokësore, por ato forca që kemi i kemi furnizuar me ujë dhe ushqime dhe po i mbajmë të zgjuar, jo vetëm për zjarrin por për çdo situatë që mund të shfaqet në atë territor”, tha Mamaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Bie rrufeja në mes të dasmës, 17 viktima. Dhëndërri plagoset, nusja...
Previous article FORMULA 1 NË SHQIPËRI? Blendi Gonxhe jep LAJMIN: Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë lart

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT