• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VATRAT E ZJARRIT MUND TË RINDIZEN”/ Çako: Të evakuuarit janë rikthyer në banesa…
Home
Sociale

“VATRAT E ZJARRIT MUND TË RINDIZEN”/ Çako: Të evakuuarit janë rikthyer në banesa…

4 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Nga Gjirokastra, atje ku u shënua dhe viktima e parë nga zjarret, Kreu u Emergjencave Civile Haki Çako tha se banorët e 3 fshatrave që u evakkuan dje janë rikthyer në shtëpitë e tyre tani që situata është vënë në kontroll. Megjithatë Çako paralajmëroi se vatrat mund të rindizen herë pas here për shkak edhe të temperaturave, ndaj duhet pasur kujdes.

“Edhe në këtë moment është rishfaqur një vatër zjarri e cila ka filluar të shpërndahet. Po aktivizojmë kapacitetet dhe do vihet në kontroll. Si kjo mund të ketë edhe zona të tjera të rrezikshme që mund të rindizen. Po operojmë në të gjithë terren, me rritjen e temperaturave rriten dhe mundësia e rindezjes së vatrave. Ka vështirësi por do vazhdojmë të operojmë prioritet është jeta e njerëzve. Ka pasur të evakuuar dje por sot të gjithë janë rikthyer në banesa. Për shkak të vazhdimit të zjarrit në Karaburun janë dislokuar atje pasi këtu situata është vënë në kontroll. Do ketë ndëshkime ndaj autorëve të zjarreve po investigohen të gjithë ata që kanë vënë zjarre”, tha Çako.

Kreu i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi tha se dje është kaluar një situatë shumë e rrezikshme dhe se humbja më e madhe ishte vdekja e 64 vjeçarit. Të djegura nga zjarret janë 700 hektarë tokë, theksoi Golemi.

“Kemi kaluar një situatë të rrezikshme dhe emergjente. Zjarri është afruar në zona të banuara, 2 fshatra kanë qenë të rrethuara nga zjarri. Helikoperi ka punuar pradite kemi 2 zjarrfikëse nga ministria. Dëmet kanë qenë të mëdha. Më shumë se 700 ha të djegura. Rreth 20 ha vreshtari, dëmi më i madh është humbja e një jete njeriu. Prona është më e dhimbshme por duhet të kuptojmë se jeta është gjëja më e rëndësishme”, tha Golemi.

Ndonëse situata sot është e qetë, Golemi tha se nuk duhet humbur vigjilenca. Sipas tij është e pamundur që 3 vatra zjarri të ndizen menjëherë në të njëjtën kohë, ndaj tha se 2 të dyshuar janë deri më tani për zjarrvënie të qëllimshme.

“Sot është riaktivizuar një vatër, po punohet për ta vënë në kontroll, situata sot është më e qetë por sduhet të humbasim vigjilencën. Nuk do thosha se kjo është shkaktuar thjesht nga një pakujdesi njerëzore sepse 3 vatra në të njëjtin moment më duket e paimagjinueshme. Të vendosen para ligjit këta kriminelë sepse skam çfarë u them tjetët. Në dijeninë time janë 2 persona të proceduar, u takon organeve ligjzbatuese të merren me këtë gjë. Këto kriminelë sduhet të tolerohen”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WHATSAPP SJELL RISINË E ZHDUKJES SË IMAZHEVE/ Ekspertët kundërshtojnë: Ndihmon në fshehjen...
Previous article NGA DASHI TEK PESHQIT/ Zbuloni çfarë nëne jeni në bazë të shenjës tuaj të horoskopit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT