• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Basha thirrje “të dëshpëruar” popullit: Hajdeni në shesh, të hedhim RAMËN!
Home
Shqipëri

INTERVISTA/ Basha thirrje “të dëshpëruar” popullit: Hajdeni në shesh, të hedhim RAMËN!

10 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha në emisionin Fakt në SYRI.net se shqiptarët duhet të vrasin iluzionet që situata mund të ndryshojë pa një reagim të të gjithëve. Drejtuesi i emisionit, gazetari Çim Peka, pyeti Bashën nëse opozita do të kalojë gardhin në protestën e 27 janarit, nëse Syri.net publikon fakte dhe prova se Kryeministri Rama dhe familja e tij janë të implikuar drejtpërdrejtë në trafikun e drogës. Kreu i PD-së tha se gardhet nuk ekzistojnë, ato janë në mendjet tona.

“Gardhi është në mendjet tona, gardhi që duhet të kalojnë shqiptarët është që të vrasin iluzionet që kjo situatë nuk mund të ndryshojë pa një reagim të të gjithëve. Edi Rama ka humbur çdo të drejtë që të qeverisë këtë vend, Edi Rama është në krahun e krimit”, tha Basha.

Kreu demokrat shprehu bindjen se protesta e 27 janarit do të jetë një nga protestat më të fuqishme që kanë parë ndonjëherë shqiptarët.

“Do të jetë një protestë masive popullore, do të jetë një grusht i fuqishëm për banditët në qeveri, do të jetë mesazhi që shqiptarët nuk e pranojnë me Edi Ramën dhe shpurën e tij në qeverisje”, tha ai.

Në vijim ai shtoi se i është përkushtuar aksionit opozitar me mish dhe me shpirt.

“Në të gjitha rastet unë dhe PD kemi qëndruar fuqishëm në të gjitha kauzat, qoftë për dekriminalizimin, qoftë për drogën ashtu edhe për zgjedhjet”, theksoi ai.

Duke iu rikthyer marrëveshjes së 18 majit me kryeministrin Rama, Basha tha se akti i marrëveshjes ishte i detyruar nga ndërkombëtarët.

“Ne arritëm të ndërgjegjësonim ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk bëheshin me krimin dhe drogën, por jo t’i bindnim se ato nuk mund të bëheshin me Edi Ramën. Amerikanët na dhanë mbështetje dhe garanci. Mos kujtoni se hapja e dosjes së Tahirit është rastësi. Sot orët e narkoshtetit po numërohen mbrapsht. Asnjë pikë djersë e demokratëve nuk ka shkuar dhe nuk do të shkojë dëm”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI NË POGRADEC/ Detaje të reja për eksplozivin në peshkarexhë. Ja emri i vënësit
Previous article Jetonte me një shtëpi me të miturën. Lezhiani e pëson keq nga policia

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt Politikë

RRËMBIMI I DOKUMENTIT KONFIDENCIAL/ Pas kërkesës së PS mblidhet nesër Sekretariati i Etikës për masën disiplinore ndaj Agron Shehajt

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT