25-vjeçari Edmond Zogaj i arrestuar si autor i dyshuar i zjarrit të djeshëm në Ksamil është lënë në arrest shtëpie.
Por familjarët e tij pretendojnë se Edmondi është i pafajshëm dhe se në kohën kur është ndezur zjarri, ai ka qenë në shtëpi.
Sipas Idajet Zogajt, babait të 25-vjeçarit djali i tij është arrestuar vetëm për qëndrimet e tyre kundër qeverisë.


