• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Patriotizmat e Presidentit nuk mbushin dot lugën e të papunit shqiptar
Home
Politikë

Patriotizmat e Presidentit nuk mbushin dot lugën e të papunit shqiptar

3 August, 2021 Delo.autor Politikë

Shqipëria ka dekada që ndodhet në kurthin e një punësimi të dobët, që statistikisht nuk arrihet të ngrihet as sa rritja ekonomike e çdo viti kur ka një  të tillë.

Presidenti Ilir Meta ka pjesërisht të drejtë kur thotë se punësimi i shtetasve të huaj nga vendet e treta po lehtësohet për të mbushur gropën e madhe të forcës së punës të krijuar nga emigrimi i ndjeshëm i shqiptarëve sidomos vitet e fundit.

Por zoti Meta gabon kur thotë sa kohë nuk punëson dot shqiptarët, nuk mund të marrësh të huajt.

Zoti Meta e kupton, por bën sikur, se nevoja për të punësuar të huajt, sidomos krahë punëtorie nga vendet e treta nuk është bërë se ka nevojë Kryeministria për staf, apo dhe Presidenca, e as ndonjë institucion tjetër me të cilët ai mund të ketë armiqësi politike.

Kërkesa është bërë nga biznesi. Ai ka nevojë, madje urgjente se po të gjente në Shqipëri nuk do të  kërkonte jashtë. Biznesi sot ka nevojë për karpentier, për teknolog, për marinarë, për punëtorë fabrikash etj. Biznesi ka nevojë për njerëz që duan të punojnë? Ndaj plotësimi i nevojave të sipërmarjes kurrsesi nuk është politike. Përballë kësaj nevoje emergjente që nuk pret për strategji afatgjatë që kanë dështuar në këtë kohë ashtu si dhe në kohën kur qeveriste me aleatët Ilir Meta, një qeverisje e mirë duhet të operojë qoftë edhe add hoc.

Ndryshimet ligjore në punësimin e të huajve nuk është se prekin thelbin e tij, d.m.th as nuk kufizojnë dhe as nuk shtojnë flukset e punësimit, thjesht lehtësojnë procedurat dhe rrisin shpejtimin e rekrutimit pa shumë burokracira. Për këtë fakt, refuzimi i presidentit për ta dekretuar është një lojë cic mic sa për të na kujtuar që ai është ai që ka qenë edhe më parë. Refuzimi i fundit është një furtunë në gotë që do t’u ngjallë emocionet e vdekura shqiptarëve të papunë me nota patriotizmi që as ata vetë i kapërdijnë dot më.

Përveçse punësimi është i ulët në Shqipëri ka një mijë e një arsye të reja e të vjetra. Që nga shkollimi, që  nga mënyra se si kemi të strukturuar ekonominë, e cila mbështetet më shumë te puna se sa kreativiteti dhe produktiviteti. Që tek rekrutimet, praktika e interesat elektorale, te korrupsioni. Shqipërisë dikur i iku punëtoria, sot edhe truri. Jemi ndër tri vendet e para në botë për eksport fëmijësh klandestinë drejt BE-së. Këto janë fakte të dhunshme për të cilat bërtitet dhe nuk mund të luash kaq lehtë.

Por shqiptarët e kanë kuptuar që jo vetëm ju mungon puna, por dhe mbrojtësi i tyre, ndaj ata ikin dhe përditë ëndërrojnë të ikin. Për sa kohë shpresa nuk është shuar dhe ka plot të tjerë që në Shqipëri ende krijojnë përmes punës, të paku të mos i pengojmë nëse nuk kemi se çfarë të bëjmë gjë tjetër.(Si)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Hyrja e kalimit të gjelbër në Itali, nga e premtja çdo qytetar do të jetë i detyruar të pajiset me...
Previous article ZJARRET NË VEND/ Peleshi në fshatin Asim Zenel: Helikopterët nga Vlora po transferohen në Gjirokastër, do evakuohen...

Delo.autor

Postime të ngjashme

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme Politikë

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri Politikë

FIRMOS URDHRIN/ Llamari: Igballe Berisha shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT