Ka shumë arsye që mund ta nxisin nje njeri e sidomos nja të famshëm, të humbasë në peshë. Mund të jetë dëshira për t`u dukur mirë. Mund të jetë edhe një e dashur apo i dashur elegant. Këto janë arsyet personale, por ka edhe arsye profesionale, siç mund të jetë një rol. Nga halli a nga malli, hidhini një sy ndryshimeve më drastike.
John u dobësua, sepse ishte i shqetësuar. Nuk donte të vdiste shumë i ri nga sëmundjet e shkaktuara si pasojë e peshës së tepërt.
Gjatë shtatzënisë së saj të dytë, Kim fitoi shumë peshë. Por u rikthye shpejt në Kimin e vitit 2010.
Chris humbi peshë për shkak të rolit në “Guardians of the Galaxy”.
Christina Aguilera vendosi të bëjë një trup me forma të mira, si dhuratë dasme për veten.
Jonah u dobësua se kishte arritur një pikë kritike ku pesha e tij i kërcënoi jetën.
Mariah humbi peshë për hir të dasmës së saj me miliarder Australian. Ishte një përpjekje për të arritur një figurë që ajo mendonte se ishte e përshtatshme me statusin e saj të ri.
Christian rrezikoi shëndetin e tij kur humbi në peshë për hir të rolit të tij në “The Machinist”.
Seth humbi peshë për hir të rolit të tij në “The Green Hornet”. Kombinimi i stërvitjes dhe dietës ishte i vështirë për t`u duruar.
Kelly u detyrua të humbte peshë në mënyrë që të transformonte plotësisht stilin e saj të jetesës.
Zach u nxit për të humbur peshë nga martesa e tij me të dashurën e tij, Quinn Lundberg. Më vonë, dëshira për të luajtur në role më serioze, ndikoi të ruante linjat.
Matttew humbi në peshë për rolin e tij në “Dallas Buyers Club”. Madje tha se i pëlqeu ky proces.
Ndryshimet në peshën e saj e çuan Jessica Simpson në probleme nervore. Por e bëri për hir të dasmës.
Një motivim tepër i fortë e bën Janet Jackson të humbasë kilogramët e urryer.
Pas shumë viteve të një lufte të pashpresë për të humbur peshën, Oprah gjeti zgjidhje ideale. Ajo zbuloi një kompani që ofronte produkte dhe shërbime të ndryshme që e bënin më të lehtë humbjen e peshës. Rezultatet janë të qarta për të gjithë.
Përshtatur nga: Bright Side
















