• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TËRHEQJES USHTARAKE AMERIKANE/ Shtetet e Bashkuara zgjerojnë programin për refugjatët afganë
Home
Nderkombetare

PAS TËRHEQJES USHTARAKE AMERIKANE/ Shtetet e Bashkuara zgjerojnë programin për refugjatët afganë

2 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Të hënën administrata e Presidentit Biden zgjeroi përpjekjet e saj për të evakuuar qytetarët e rrezikuar afganë nga vendi, ndërsa shtohet dhuna nga talebanët para tërheqjes ushtarake amerikane në fund të muajit.

Departamenti i Shtetit tha se po zgjeron kategorinë e afganëve që kanë të drejtë të përfitojnë statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara. Në këto kategori mund të përfshihen punonjësit aktualë dhe të mëparshëm të organizatave mediatike me qendër në Shtetet e Bashkuara, agjencive amerikane të ndihmave dhe zhvillimit, si dhe grupet e tjera që marrin financime nga Shtetet e Bashkuara.

Në program përfshihen edhe punonjësit dhe ish-punonjësit e qeverisë amerikane dhe të operacioneve ushtarake të NATO-s që nuk i plotësonin kritetet e një programi të mëparshëm për punonjës të kësaj kategorie.

Sidoqoftë, kjo përpjekje kërkon që aplikantët duhet të zhvendosen në një vend të tretë për të filluar procesin, që mund të zgjasë 12-14 muaj dhe se Uashingtoni nuk ka në plan të mbështesë zhvendosjet apo qendrimin e këtyre individëve në vendet e treta.

Departamenti i Shtetit tha se masa nënkupton që “mijëra” afganë dhe familjet e tyre të ngushta tani do të kenë mundësinë të zhvendosen përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara si refugjatë. Qeveria amerikane nuk ka cituar një numër specifik të atyre që mund të kenë të drejtë të përfitojnë nga programi.

“Objektivi i Shteteve të Bashkuara mbetet për një Afganistan paqësor dhe të sigurt”, thuhet në deklaratë. “Megjithatë, mes rritjes së nivelit të dhunës nga talebanët, qeveria amerikane po punon për t’u ofruar disa afganëve të caktuar, përfshirë ata që punuan me Shtetet e Bashkuara, mundësinë për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara nën statusin e refugjatit.

Programi i ri amerikan i pranimit të refugjatëve bëhet për afganët dhe familjet e tyre që “mund të jenë në rrezik për shkak të lidhjeve të tyre me Shtetet e Bashkuara”, por nuk janë në gjendje të pajisen një “Vizë Speciale Imigrimi”, sepse nuk kanë punuar drejtpërdrejt për qeverinë amerikane, ose nuk kanë punuar në të kaluarën me qeverinë amerikane.

Për t’u kualifikuar për këtë kategori, shtetasit afganët duhet të propozohen nga një agjenci qeveritare amerikane, ose nga drejtuesi më i lartë amerikan i një institucioni mediatik amerikan, ose organizate joqeveritare.

Grupi i parë i aplikantëve të vizës speciale afgane, shumica prej të cilëve shërbyen si përkthyes, ose bënë punë të tjera për trupat, ose diplomatët amerikanë dhe kaluan verifikimet e sigurisë, mbërritën të premten në Shtetet e Bashkuara. Grupi prej 221 personash janë mes 2,500 individësh që do të sillen në Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve në vijim.

4,000 aplikantë të tjerë të kësaj kategorie dhe familjet e tyre, të cilët ende nuk i kanë kaluar verifikimet e sigurisë, pritet të vendosen në vendet e treta para përfundimit të tërheqjes amerikane nga Afganistani. Rreth 20,000 afganë kanë shprehur interes për programin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS AKUZAVE NDAJ EKIPIT BJELLORUS/ Atletja Tsimanouskaya kërkon strehim tek Ambasada e Polonisë në Tokio
Previous article ZJARRET NË TURQI/ 8 persona të vdekur si pasojë e flakëve në bregdetin jugor

Delo.autor

Postime të ngjashme

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT