Pas kualifikimit të atletes Luiza Gega në finalen e Lojërave Olimpike ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama përgëzon atleten teksa thekson se është e para shqiptare në të gjithë historinë e sportit tonë që është kualifikuar në finalen e këtyre lojërave.
“Respekt Kampione. Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike”, shkruan Rama.



