Një ditë më parë Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ia bëri të qartë qëndrimin që duhet të mbante në vijim.
“Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës.
Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR.
Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu.
Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara”, deklaroi dje ambasadorja amerikane pas takimit me Yuri Kim.
Menjehere ka ardhur edhe reagimi i Berishës, i cili e sulmon ashper ambasadoren dhe SHBA. Ne postimet e tij ne rrjetet sociale, Berisha shkruan se PD do ta sakrifikonte nëse do pranonte një akuzë të bazuar në shpifje, duke lene te kuptohet se nuk ka ndermend të terhiqet.
Mirëpo, i nje mendimi ndryshe janë nje pjese e mirë e qytetareve që i komentojnë, teksa i shkruajnë se ai nuk duhet të futet në parlament.
AlpeNews.al sjell disa prej komenteve:









