• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIATDHESOHEN 5 GRA DHE 14 FËMIJË NGA SIRIA/ Rama: Jam këtu për t’i marrë e për t’i çuar në shtëpi
Home
Politikë

RIATDHESOHEN 5 GRA DHE 14 FËMIJË NGA SIRIA/ Rama: Jam këtu për t’i marrë e për t’i çuar në shtëpi

31 July, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

5 gra dhe 14 fëmijë do të rikthehen nesër në atdhe, pas një qëndrimi të gjatë dhe të mundimshëm në ‘kampin e ferrit’ në Siri.

Për të kthyer në Shqipëri shtetasit, në Bejrut të Libisë ka mbërritur vetë kryeministri Rama.
Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top Channel, kryeministri u shpreh se “është bërë një operacion i gjatë shumë palësh për t’ia arritur kësaj dite”.

“E rëndësishme është që janë 14 fëmijë dhe 5 gra, pengje të atij kampi të ferrit, për të cilët ne kemi punuar pa pushim, që nga dita e parë e rikthimit nga operacioni i dytë.
Është një operacion tejet i ndërlikuar për shumë arsye, por falë lidhjes së ngushtë që unë kam vendosur me gjeneralin këtu dhe falë bashkëpunimit të ngushtë, mes miqësisë së brendshme dhe autoriteteve këtu dhe ndjekjes nga afër të të gjithë procesit nga ministri Çuçi.
Sot e kurorëzojmë këtë operacion. Unë jam këtu për të marrë fëmijët dhe gratë dhe për t’i rikthyer nesër në atdhe”.

I pyetur nga i dërguari i Top Channel në Bejrut, Muhamed Veliu nëse “është e vërtetë se ju gjatë gjithë kësa periudhe, nga tetori kur u bë evakuuimi i dytë e deri më sot, keni qenë në kontakt të përditshëm me këshilltarin tuaj, për t’i kërkuar informacione”, Rama përgjigjet:

“Është pjesë e punës sime, një punë që vazhdon papushim dhe kërkon një kohë të gjatë, por, ajo që ka rëndësi është se zotimi për t’i rikthyer të gjithë, është një zotim që po mbahet.

Tani që flasim, ne kemi mundur të tërheqim të gjithë ata, për të cilët kemi informacion.

Vetë operacioni brenda kampit është diçka shumë e vështirë, me shërbime inteligjente, infiltrime. Por, lajmi i mirë është se nesër këto pengje kthehen në Shqipëri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI "DELTA" PËRHAPET ME SHPEJTËSI/ SHBA drejt kufizimeve të reja, Biden: Vaksinat janë mbrojtja më e mirë
Previous article NUK NDALEN PROBLEMET/ Hysaj ndahet keq me Napolin, e hedhin në gjyq për një çështje disiplinore

F.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT