• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT E KOÇIT/ Artan Lame nga Patosi: Politika mos të përzihet në punët e Kadastrës…
Home
Sociale

AKUZAT E KOÇIT/ Artan Lame nga Patosi: Politika mos të përzihet në punët e Kadastrës…

31 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Akuzave të deputetit të zgjedhur të PS Petro Koçit i cili tha se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier, iu është përgjigjur edhe drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame nga Patosi.

Lame kërkon që politika mos përfshihet me punët e Kadastrës, duke nënvizuar që me drejtimin e “anijes le të merret kapiteni”. Kreu i Kadastrës deklaroi se ai vetë po çon dosje me probleme për hetim të mëtejshëm, teksa i bën thirrje Prokurorisë dhe SPAK të ndihmojë Kadastrën në këtë proces.

“Hedhur akuza më duke fjalë e rëndë. Sidoqoftë pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg këtij procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni i anijes le të drejtojë anijen, ai që mban motorin (Kadastra) le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe po ngatërruam rolet anija ose nuk do ecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve.

Unë vetë si drejtor i përgjithshëm i kadastrës kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, regjistrime të dyshimta, troje të dhëna këtu e të regjistruara në vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Bujrum kush të dojë le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë në këtë proces”, tha Artan Lame.

Lame deklaroi se procesi i certifikimit të tokës me ligjin e ri po ecën me dyfishin e ritmit të vitit të kaluar.

“Procesi i certifikimit të tokës me ligjin e ri po ecën me ritme dyfishin e vitit të kaluar dhe disa fishin në raport me vitet paraardhëse sidomos në zona si këto, njerëzit janë të interesuar presin të marrin kredi pa certifikuar tokën nuk bëjnë dot asnjë veprim. Ndjejmë pjesëmarrjen e njerëzve por mbetet dhe aq problem për problemet e sistemit të adresave të lajmërimit”.

Më 16 korrik, përmes një postimi në Facebook dhe më pas më të zgjeruara në një intervistë për Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Nisur nga këto akuza të forta, SPAK ka nisur sot verifikimin e këtyre deklaratave. Petro Koçi tha se trafikantë droge tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHIN NGECUR NË KANIONIN E GJIPESË/ Shpëtohen tre turistët e rinj në Himarë, një prej tyre përfundon në spital
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK ME 10 VIKTIMA/ Ngjyrat e flamurit kroat ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT