• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM DY VITE QË NUK I TAKOJ”/ 34-vjeçarja me lot: Ish-burri m’i mori fëmijët, djalin e madh e kam të sëmurë
Home
Sociale

“KAM DY VITE QË NUK I TAKOJ”/ 34-vjeçarja me lot: Ish-burri m’i mori fëmijët, djalin e madh e kam të sëmurë

30 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Lot që nuk thahen në sy. Mall për të ndjerë aromën e fëmijëve. Kjo është historia e një 34-vjeçareje që ishte sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” i gazetares Evis Ahmeti në News24 ku rrëfeu historinë e divorcit dhe ndarjen nga 2 djemtë e saj të cilët nuk i takon dot. Dhunë, shantazh dhe kërcënime ndaj saj dhe fëmijëve derisa ndodhi divorci.

Me zemër në dorë 34-vjeçarja ka trokitur në polici e përmbarim për të takuar fëmijët sipas grafikut të dhënë nga gjykata, por nuk ka gjetur zgjidhje. Kur shkon për të takuar fëmijët në dyert e shtëpisë që dikur ka qenë e saj përballet me sharje dhe ofendime.

Evis Ahmeti: Si je njohur me bashkëshortin?
Në 2006 jam njohur me shkuesi nga daja. Solli bashkëshortin në shtëpi e më tha ky është burri yt. Isha 19 vjeç. Isha jetime, më kishte vdekur babai. Vendimmarrjen në jetën time e kishte daja. Ai më tha është i përshtatshëm për mua. Nuk e kam dashur, por u detyrova ta pranoj.

Çfarë nuk funksionoi?
Ai kërkoi të ndahemi se nuk shkonim mirë. Ndërhynte vjehrra se nuk donte që ne t’i mbanim lekët vetë, por t’i dorëzonim tek ta. Në fillim jetonim në Greqi dhe shkonim shumë mirë. Pastaj u kthyem sepse vjehrra u sëmur. Pastaj nisën xhelozitë, s’më linte të shkoja tek mami. Unë dhunohesha për shkak të xhelozisë. Ai dyshonte se e tradhtoja.

Pse nuk e denoncoje?
Sepse nuk doja ta prishja familjen. Divorci erdhi pas një audioje qe një shoqja ime më bëri me një punonjës të bashkisë që i kërkova ndihmë për të hapur një dyqan. Ai me tha ti nuk meriton të punosh. Ai e interpretoi ndryshe.

Gjykata t’i la ty fëmijët?
Shkalla e parë po. I kisha unë fëmijët, por ata e takonin të atin pothuajse përditë unë nuk i pengoja.

Pse iu drejtua ai gjykatës?
Kërkoi fëmijën e madh. Fëmija ishte i shqetësuar nuk flinte. Një dite kishte ikur dhe nga shkolla. E gjeta në polici. Mendova mos kishte bërë sherr. Qëndroi 7 orë e gjysmë duke u pyetur në polici. E kishin pyetur a të rreh mami, djali kishte thënë jo, por avokati i burrit i kishte thënë thuaj po. Psikologia e mësonte çfarë do të thoshte djali. E ndiqte dhe në shkollë dhe i thoshte thuaj si të them unë ose ti e di mirë çfarë do t’i bëjë babi mamit.

Kam 2 vite s’i takoj fëmijët. As në fundjavë s’i takoj se i ati thotë erdhi kjo të rrahë fëmijët. Me polici i kam takuar. Djalin e madh e kam të sëmurë nuk di ç’bëhet për të, a i bën analizat apo jo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO T'JU THYEJMË KËMBËT"/ Çfarë ndodhi pas kualifikimit të Laçit në Rumani
Previous article AKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT/ Përplasen 2 automjete, plagoset...

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT