• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
MBI 46 MIJË BIZNESE KËRKOJNË PUNËTORË/ Industria përpunuese vuan më shumë për punëtorë
Home
Ekonomi

MBI 46 MIJË BIZNESE KËRKOJNË PUNËTORË/ Industria përpunuese vuan më shumë për punëtorë

29 July, 2021 s.autor Ekonomi

Thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë në vend po përballen me mungesë të punonjësve në periudhën post-COVID-19. Shkak për një situatë të tillë nuk është bërë vetëm situata me pandeminë por një sërë faktorësh të tjerë, siç është mungesa e zanatçinjve, largimi i krahut të punës jashtë vendit, problemet me arsimin dhe orientimin profesional të nxënësve jo në përputhje me nevojat e tregut, për të kaluar më pas tek problemet me pagat e ulta (në industrinë përpunuese sidomos në fasoneri), mungesa e sigurimit në punë, mos-pasja e kontratave të punës apo informaliteti nëpër sipërmarrje.

Të gjitha këto faktorë po ndikojnë në aktivitetin ekonomik të sipërmarrjeve, të cilat nuk po punojnë me kapacitet të plotë për shkak të mungesës së punonjësve.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga REPORT TV, janë 46.544 biznese që janë të regjistruar pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe kërkojnë punonjës. Minimalisht tregu i punës aktualisht vuan mungesën e 50 mijë punëtorëve.

Numri më i lartë i punëdhënësve që kërkojnë punonjës është në rajon e Durrësit. Konkretisht sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, 29% e kërkesave për punonjës vjen nga ky rajon.

Kërkesat për punëtor sipas rajoneve:

– Rajoni Durrës 29%

– Rajoni Tiranë 20%

– Rajoni Elbasan 12%

– Rajoni Vlore 7%

Pak ditë më parë Report TV ka ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore në sektorin e manifakturës, të cilët pohuan se do i drejtoheshin tregut të huaj pasi ju duheshin mbi 10 mijë punonjës, ndërsa Agjencia thotë në shkresë zyrtare për Report TV se subjektet më në vështirësi për krah pune është industria përpunuese.

Kërkesat për punonjës sipas sektorëve:

– 35% Industria përpunuese

– 12% Tregtia me shumicë dhe me pakicë; Riparimi i automjeteve dhe motoçikletave

– 12% Akomodimi dhe shërbimi ushqimor

“Në industrinë përpunuese rezultojnë të regjistruar 5,247 subjekte, prej tyre 941 subjekte kanë shpallur VLP. Në sektorin e Akomodimit dhe shërbimi ushqimor rezultojnë te regjistruara 6,052 subjekte prej tyre 338 subjekte kane shpallur VLP”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRET NË DISA ZONA NË FIER/ Mbi 70 hektarë pyje e shkurre të shkrumbuara...
Previous article PRAPASKENA/ Manovrat bajate të Adriatik Llallës për ti shpëtuar burgut me procedurë

s.autor

Postime të ngjashme

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri? Ekonomi

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT