Kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç do të zhvillojnë ditën e nesërme, 29 korrik, “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, i cili do të mbahet në Shkup.
Të pranishëm gjatë Forumit, do të jenë edhe përfaqësues të Dhomave Tregtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
“Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, është një nismë e cila synon të arrijë rezultate të dukshme në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Mini Shengeni), për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Tre liderët do të nënshkruajnë memorandume dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal.