• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VENDIMI/ Greqia kërkon për shqiptarët testin PCR në kufi: Të kryhet në spitalet publike
Home
Aktualitet
Kronikë

VENDIMI/ Greqia kërkon për shqiptarët testin PCR në kufi: Të kryhet në spitalet publike

27 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Qeveria greke ka informuar pikat e saj kufitare për një ndryshim të ri në masat e hyrjes në Greqi në kufirin me Shqipërinë.

Deri më tani qytetarët shqiptarë mund të kalonin kufirin duke paraqitur si provë rezultatin negativ të një testi të shpejtë të realizuar brenda 48 orësh, tani autoritetet greke kërkojnë provën e rezultatit negativ nga koronavirusi që duhet të dalë nga testi molekular PCR i realizuar brenda 72 orësh nga paraqitja ne kufi.

Në vendimin zyrtar të sapopublikuar në Gazeten Qeveritare Greke lidhur me kushtet e hyrjes në këtë shtet për të kufizuar përhapjen e koronavirusit COVID-19, thuhet se tashmë është e nevojshme që udhëtarët të paraqesin një test laboratorik me PCR para mbërritjes së tyre në Greqi.

Siç u bë e njohur që në momentet e para kur u botua direktiva për njohjen e testit të shpejtë në kufirin greko-shqiptar, qendrat private diagnostike konsiderohen nga pala greke jo në nivelin e duhur për të kryer teste per Covid-19.

Në praktikë sipas mediave në shtetin fqinj testet e vetme që do të njihen janë ato që kryhen në spitalet publike në Shqipëri. Absurditeti sipas tyre është që Ministria Shqiptare e Shëndetësisë konsideron që diagnostikimi privat plotëson specifikimet për të kryer një provë molekulare por nuk i plotëson ato për testin e shpejtë të thjeshtë.

Mediat greke ju sugjerojnë atyre që dëshirojnë të udhëtojnë në Greqi nga Shqipëria, të bëjnë edhe një test molekular PCR. Ndërkaq, Greqia ka vendosur që të vaksinohen kundër Covid-19 me Pfizer / BioNTech dhe Moderna fëmijët e moshës 12-15 vjeç për t’i paraprirë nisjes së vitit të ri shkollor.

Greqia me 11 milionë banorë ka administruar deri më tani më shumë se 10.2 milionë vaksinime. Rreth 46.8% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. Në një përpjekje për të joshur të rinjtë për t’u vaksinuar, qeveria greke ka ofruar celularë falas.

Greqia raportoi 2,070 infeksione të reja Covid-19 dhe pesë vdekje në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 477,975 dhe numrin e vdekjeve në 12,903 persona.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Portieri Donnarumma te PSG do të fitojë më pak se te Milan, më pak se Kyelor Navas
Previous article ZYRTARE/ Legjenda e Atletico Madrid kthehet në "Wanda Metropolitano", ja detyra e tij e re...

F.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT