• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Basha: Bashkohemi më 27 janar. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot shqiptarëve
Home
Shqipëri

Basha: Bashkohemi më 27 janar. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot shqiptarëve

10 January, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi shqiptarët t’i bashkohen opozitës për të bërë të mundur me votë të lirë ndarjen e qeverisë nga krimi. Në takimin me demokratët e Durrësit, Basha tha se bashkimi është rruga e vetme për t’i dhënë fund pengmarrjes së Shqipërisë nga aleanca e Edi Ramës me krimin.

“Bashkohemi në një aksion të madh opozitar që nis me protestën e 27 janarit, por që do të vazhdojë me dinamikë në çdo dimension. Për një arsye të thjeshtë. Edi Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot të varfërve. Kush i shërben trafikantëve, nuk i shërben dot fëmijëve të shqiptarëve. Nuk bëhen dot të dyja. O njëra, o tjetra. Nuk ka vend për të qëndruar në mes.” -tha Basha.

Kreu i opozitës shpjegoi sesi vota e blerë nga një kryeministër që bashkëqeveris me krimin, ndikon tek çdo familje. Basha tha se duke asgjesuar lirinë e zgjedhjes, Edi Rama ka asgjesuar lirinë e çdo prindi për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre, ka asgjesuar lirinë e jetës duke shkatërruar shëndetësinë, ka shkatërruar lirinë e sipërmarrjes, motorrit të vetëm të vërtetë të ndryshimit të Shqipërisë, që krijon vende pune.

“Nëse votën e merr me kriminelët, nuk ndjen detyrim me njerëzit e thjeshtë, kaq e thjeshtë është. Kjo është arsyeja përse 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritës dhe të ujit. Kjo është arsyeja përse 30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot nevojat minimale ushqimore. 39% nuk ngrohin dot shtëpitë. 70% e atyre që ikin janë nga mosha 19 deri 34 vjeç. Nuk e ka fare shqetësim. Shqetësim e ka, si t’i mbrojë kriminelët e vetë.”-u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se kryebashkiaku i Durrësit, i kapur duke u kërkuar kriminelëve blerjen e votave në shpërblim të tenderave, është modeli i aleancës së Edi Ramës me krimin dhe se, bashkë me Ardian Çelën, do të kenë të njëjtin fund. “Destini i tyre është para drejtësisë”- u shpreh Basha. Drejtësia e pavarur dhe e pakapur politikisht është një mesazh tjetër që kryetari i PD dha në Durrës.

“Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë drejtësi. Ne kërkojmë drejtësi sepse duam zgjedhje me drejtësi, jo blerje të pushtetit. Duam një drejtësi që ndëshkon krimin dhe korrupsionin, që ndëshkon Sajmir Tahirin dhe banditët e tij, që ndëshkon qeveritarët e korruptuar, që ka guximin të vendosë para drejtësisë dhe prapa hekurave këdo qeveritar dhe pushtetar pavarësisht prej pushtetit.”-u shpreh Basha.

Duke inkurajuar shqiptarët të bashkohen me opozitën kundër Aleancës së Krimit, Lulzim Basha shpjegoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive në protestën e parë të 27 janarit.

“Masiviteti në protestë është mesazhi më i qartë se papajtueshmëria, që ju qytetarë, e prekni kudo me këtë qeverisje, nuk është më e heshtur, por është zëlartë dhe është një refuzim i pakapërcyeshëm. Është sinjali më i vërtetë, më i qartë se e keqja ka rënë moralisht.”-theksoi Basha.

Duke e konsideruar Partinë Demokratike si e vetmja shpresë për vendin, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se pjesëmarrja masive në protestë është hap vendimtar për të shkuar drejt krijimit të një qeverie antimafia që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ikën me bisht ndër shalë", Mozzik dhe Getinjo preken në sedër nga fjalët e fansave (FOTO)
Previous article Nuk ka më dyshime, De Bruyne e zbulon aksidentalisht të ardhmen e Alexis Sanchezit

Redaktor2

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT